Flash

Ultrasit e Lazios kundër Acerbit: "Njeri pa nder, ik nga Roma menjëherë"

Lapsi.al 23 December 2021
Ultrasit e Lazios kundër Acerbit: "Njeri pa nder, ik nga Roma

Çështja Acerbi është shqetësimi më i madh te Lacio. Ndaj mbrojtësit ka mbërritur një deklaratë e ashpër nga ultrasit bardhekaltër: “Njeri pa nder, ik nga Roma menjëherë”. Në zanafillën e zemërimit të tifozëve, ishte festimi ndaj Genoas kur ai heshti Curva Nord dhe më pas foli kështu: "Festimi në përgjigje të kritikave? Më intereson më pak se asgjë, është pjesë e punës sonë, e asaj që bëjmë. Fatmirësisht njerëzit nuk e dinë se çfarë ndodh në dhomat e zhveshjes, është e drejtë kështu”. Ndjesa në rrjetet sociale nuk ka mjaftuar, e tashmë Acerbi është në shënjestër të kritikave të mbështetësve të tij.

KOMUNIKATA E ULTRASVE

Ultrasit e Lazios kanë kaluar në sulm dhe kanë lëshuar një deklaratë shumë të ashpër për Acerbin: "Acerbi një njeri pa nder, largohu nga Roma menjëherë. Nuk ka falje për ata që tradhtojnë! Ky nuk është thjesht një slogan, por është shumë më tepër. Do të thotë që tifozët vlejnë më shumë se lojtarët, se flamuri ynë është i shenjtë! Fatkeqësisht lojtarët e sotëm janë mësuar shumë mirë dhe nuk kanë parë kurrë një kontestim si duhet. Kemi kontestuar ashpër Chinaglian, Nestën, Mihajlovic ( për të përmendur vetëm tre), monumente të historisë sonë.

Ne hymë në dhomat e zhveshjes, në Tor di Quinto dhe Formello sepse disa lojtarë, madje shumë më fisnikë se një që vjen nga Chievo e Sassuolo, nuk na kishin respektuar. E duhet të lëmë të kalojë gjestin e indiferencës së një futbollisti që ka treguar se neverit një tifozeri të tërë? Acerbi bëri të heshtë sektorin e ultrasve në ndeshjen e fundit, pas muajsh mbështetje pa kushte, sot pati mundësinë, si burrë, të kërkonte falje nën sektorin e miqve ku ishin 3 mijë tifozë të Lacios. Megjithatë, në fund të lojës, si një lepur, ndërsa lojtarët e tjerë erdhën për të brohoritur me ne, ai u largua.

Ai u tërhoq kur do të mjaftonin faljet e sinqerta. Ne nuk na intereson që Acerbi është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën e Lazios. Për ne kanë rëndësi djersa, vendosmëria dhe respekti. Kjo është arsyeja pse nga sot Francesco Acerbi nuk është më i mirëpritur këtu në Romë. Për sa kohë ai është këtu, do të fishkëllehet në çdo ndeshje! "E kush e di se sa shumë ke parë dhe sa do të shohësh lojtarë të trishtuar që nuk kanë fituar kurrë". ACERBI IK! ULTRAS LAZIO”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI