Flash

Salernitana lajmëron ankimimin: shtyhet vendimi për 3-0 në tavolinë

Lapsi.al 23 December 2021
Salernitana lajmëron ankimimin: shtyhet vendimi për 3-0 në

Asnjë vendim nuk është marrë nga gjyqtari sportiv i Serie A mbi ndeshjen Udinese-Salernitana, ndeshje e javës së 19 të kampionatit, e paluajtur për shkak të mosprezantimit të skuadrës së kampane, e bllokuar nga ASL për shkak të infeksioneve Covid. Salernitana në fakt ka paralajmëruar një ankimim për 0-3 e mundshëm në tavolinë, duke bllokuar kështu procesin.

Ndërkohë, numri i rasteve pozitive me Covid që u shfaqën në grupin e ekipit Salernitana është rritur në katër. Shoqëria granata njoftoi se “si pasojë e kontrolleve të mëtejshme të kryera sot, një tjetër anëtar i grupit, tashmë në karantinë, rezultoi pozitiv me Covid-19”. Të hënën u zbuluan tre të infektuar në grupin e skuadrës, që kishin bërë që ASL e Salernos të ndalonte nisjen e tyre për në Udine, ku granatat duhej të dilnin në fushë të martën në orën 18.30.

Duke lënë mënjanë rastin e Salernitanas, gjyqtari sportiv i Serie A, Gerardo Mastrandrea skualifikoi tetë lojtarë, të gjithë për një ndeshje. Bëhet fjalë për Tanner Tessmann dhe Mattia Caldara (Venecia), Kristoffer Askildsen (Sampdoria), Hakan Calhanoglu (Inter), Dalbert (Cagliari), Remo Freuler (Atalanta), Mario Rui (Napoli), Stefano Sturaro (Xhenova).

Sa i përket gjobave, 3000 euro i janë faturuar Lacios “për shkak se mbështetësit e tij, gjatë pjesës së parë, lëshuan dy fishekzjarre në kuadratin e lojës”.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI