Flash

Gjici provokon Vllazninë, stadiumin ia 'ngec' specialistëve dhe tregon merkaton

Lapsi.al 25 December 2021
Gjici provokon Vllazninë, stadiumin ia 'ngec' specialistëve

Barazimi nuk është mjaftueshëm, por duke parë që u arrit në Loro Borici kundër një kundërshtari direct edhe mund të pranohet, pavarësisht se në krye Tirana është shkëputur. 1-1 me Vllazninë nuk e ka befasuar presidentin e Kukësit Safet Gjici, që nuk ka shpëtuar rasti të ngacmojë shkodranët se në fund vetëm u mbrojtën, ndërsa sytë i ka hedhur tani nga merkato: “Në fakt, ashtu siç shkoi loja, barazimi ishte rezultati më i drejtë. Shkodra në pjesën e parë dhe tani në minutat e fundit luajti shumë mirë. Jemi të dyja ekipe rivale. Ne kishim ardhur për të fituar, por mund të kënaqemi edhe me një pikë, duke qenë se edhe Vllaznia u mbyll mirë mbrapa duke luajtur shumë fort”.

Rivaliteti në krye është bërë i ashpër, por distanca që kanë krijuar bardheblutë në krye nuk e shqetëson numrin 1 të klubit, që prêt një tjetër moment për të parë ndarjen e vërtetë në kampionat. “Tani jemi afër përfundimit të fazës të dytë, kemi disa ditë pushime dhe pres që me disa ndërhyrje në ekipin tonë do të jemi më ndryshe nga janari edhe në vazhdim. Nuk mund të bëjmë një vlerësim në këtë cast sepse skuadrat kuptohen nga fazën e tretë e lartë", tha Gjici.

Stadiumi i Kukësit vazhdon të shtyjë afate dhe pasi dështuan me radhë deadline të dhëna, tani Gjici sheh nga 15 janari, por është koshient se ngricat që kanë nisur në Kukës nuk e ndihmojnë shumë kthimin e skuadrës në shtëpi: "Nuk është vetëm në dorën tonë, sepse stadium ka përfunduar, por presim aprovimin e specialistëve të fushës që të mund të luajmë. Ndoshta 15 janari, por në Kukës kanë nisur edhe ngricat kështu që nuk mund të bëjmë parashikime.

Pas 15 javëve të para Kukësi ka 28 pikë, 5 pas Tiranës kryesuese, ndërsa ka arritur të mbajë pas Lacin e Vllazninë, respektivisht në kuotën e 27 dhe 25 pikëve.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI