Flash

PSG e detyruar të shesë, duhen menjëherë 100 milionë: Mbappe mund të ikë që në janar

Lapsi.al 26 December 2021
PSG e detyruar të shesë, duhen menjëherë 100 milionë:

PSG duhet të mbledhë fonde për të rikuperuar humbjet që nuk janë korrigjuar. Sipas L'Equipe, klubi parizien në merkaton e dimrit duhet të shesë për të bërë të paktën 100 milionë euro për të shmangur nevojën për më shumë kapital. Skuadra mezi ka arkëtuar nëntë milionë euro nga shitjet e verës, pavarësisht 180 të planifikuara nga klubi. Në qershor, drejtori sportiv Leonardo kishte paraqitur një plan të ardhurash dhe shpenzimesh pranë institucionit financiar që kontrollon klubet e futbollit në Francë, në të cilin kishte deklaruar synimin për arritjen e një arkëtimi prej 180 milionësh për të kompensuar humbjet e vitit aktual, të vlerësuara në 200 milionë. Meqenëse PSG fitoi vetëm nëntë milionë në merkaton e verës, për gazetën franceze, parisienët duhet të kthejnë menjëherë 100 milionë në arka në mënyrë që të mos detyrojnë Katar Sports Investments të injektojnë kapital.

Ai që mund të zgjidhë hallet është Kylian Mbappé, i cili mund të negociojë zyrtarisht kontratën e tij të ardhshme me Real Madridin që nga 1 janari. Kontrata me parisienët do të skadojë në qershor 2022 dhe klubi spanjoll është gati të përshpejtojë situatën. Real Madrid duhet të njoftojë parisienët për fillimin e negociatave siç përcaktohet nga neni 18 i Rregullores së FIFA-s dhe Statuti për transferimin e lojtarëve. Një klub që dëshiron të lidhë një kontratë me një lojtar profesionist duhet në fakt t'ia komunikojë qëllimin e tij me shkrim klubit, përpara se të hyjë në negociata me lojtarin. Vetë sportisti ka lirinë të nënshkruajë një kontratë me një klub tjetër nëse kontrata e mëparshme me klubin aktual ka skaduar ose do të përfundojë brenda gjashtë muajve.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI