Flash

Juventus, një 2021 pa gol me goditje dënimi: i fundit realizoi CR7, një vit e gjysëm më parë pas 72 tentativash

Lapsi.al 26 December 2021
Juventus, një 2021 pa gol me goditje dënimi: i fundit realizoi CR7,

Gol me goditje dënimi, është dicka e panjohur në shtëpinë e Juventus. Bardhezinjtë në të gjithë vitin 2021 nuk kanë gjetur asnjë gol direkt nga goditja e lirë. Mallkimi ka rrënjë të forta në sezonet e fundit, i zhbllokuar nga njeriu që - në fakt - filloi trendin negativ: Cristiano Ronaldo. Në aventurën e tij me Juventus, portugezi katalizoi të gjitha goditjet e akorduara në hyrje të zonës së penalltisë (përtej pozicionit) për të gjetur rrjetën vetëm një herë nga shtatëdhjetë e dy tentativat.

Goli i vetëm i CR7 nga një goditje dënimi në Torino, i korrespondon gjithashtu të fundit të shënuar nga Juventus dhe daton në 4 korrik 2020: derbi kundër Torinos dhe në atë kohë ishte tentativa e tij e dyzetë e tretë me goditje dënimi. Ardhja e portugezit i kishte tronditur hierarkitë ekzistuese deri në atë moment te Juventusi i parë i Allegrit: ku Pjanic ishte më produktivi me nga tre gola për secilin nga dy sezonet e mëparshme dhe Dybala, ai që e ndiqte për faktin se kishte shënuar si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve (kundër Atletico Madridit) me një cilësi të caktuar. Tema ishte sërish e nxehtë verën e kaluar, kur u rikthye Max dhe sërish ishte në skuadër Ronaldo: “Kush do t’i ekzekutojë goditjet e lira këtë vit? Cristiano është i aftë nga më largësi. Goditjet nga e djathta do të jenë të Dybala i cili është mëngjarash dhe më pas do të shohim nëse do të vijë një lojtar djathtosh”.

Referencat verore të trajnerit të Juventusit dukej se synonin rikthimin e mundshëm të Miralem Pjanic, për të cilin u përfol te Juventus deri në ditën e fundit të merkatos. Në realitet, edhe Locatelli është djathtosh, edhe pse deri më tani nuk është propozuar asnjëherë me një vazhdimësi të mirë. Më tepër nga krahu i majtë, e kanë provuar edhe Bernardeschi dhe Bonucci, ndonëse pa rezultat. Ndërsa Dybala ndoqi zonën më të përshtatshme për majtoshët. Megjithatë, pasaktësia e tentativave ka bërë që kohët e fundit të preferohet kombinimi indirekt në ngushticë, në mënyrë që të përpiqet të vërë në lojë aftësitë e lojtarëve më të mprehtë para portës. Në pritje që dikush të zhbllokohet ose - herët a vonë - të vijë një zgjidhje e përshtatshme nga merkato.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI