Flash

Fakti që i mori playoff-in Shqipërisë nuk e bindi: Paolo Sousa kërkon të largohet, Polonia refuzon

Lapsi.al 26 December 2021
Fakti që i mori playoff-in Shqipërisë nuk e bindi: Paolo Sousa

E mundi dy herë Shqipërinë në kualifikueset e Botërorit Katar 2022, madje në të dytën i mori edhe kalimin në playoff të kompeticionit. E megjithatë, për Paolo Sousën nuk ka qenë mjaftueshëm për të qendruar në pankinën e Polonisë. Një situatë e cuditshme, duke qenë se bëhet fjalë për të mos provuar edhe shanset në playoff në tentative për të siguruar një vend në finalet e Katar 2022.

Kështu, Paulo Sousa është gati t'i thotë lamtumirë pankinës së Polonisë për ta nisur nga Brazili dhe për t'u bërë trajneri i ri i Flamengos. Këtë e raporton e përditshmja Record, e cila shpjegon se si u zgjodh trajneri portugez pas një vëzhgimi të një liste të gjatë profilesh nga klubi kuqezi. Njoftimi zyrtar pritet në orët e ardhshme, pastaj Sousa do të fillojë aventurën e re në Brazil.

Federata polake ka shpejtuar të thotë se nuk ka ndërmend ta lejojë portugezin të largohet në një moment të tillë duke e quajtur “të papërgjegjshëm”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI