Flash

Bonucci, provokon Ronaldon për playoff-in e Botërorit: "Fola me të, e di se cfarë do ta gjejë..."

Lapsi.al 26 December 2021
Bonucci, provokon Ronaldon për playoff-in e Botërorit: "Fola me

"Kam folur me Cristiano Ronaldon, të shohim se çfarë do të ndodhë në fushë. Ai e di se cfarë do ta gjejë...". Leonardo Bonucci ka vënë në shënjestër playoff-in e Kupës së Botës në mars për të fituar të drejtën e kualifikimit për Katar 2022 dhe rrit adrenalinën: "Dua t'u bëj një dhuratë fëmijëve të mi, ata nuk e kanë parë kurrë Italinë në një Kupë Bote". “U thashë shokëve të mi se ditët që do të na ndajnë nga playoff-i do të jenë gjithnjë e më të mira – shtoi lojtari i Juventusit në mikrofonat e Rai Sport- Kur të takohemi sërish në mars jam i sigurt se ajo që ndodhi në vjeshtë do të na shërbejë si një mësim dhe do të kemi dy shfaqje të shkëlqyera”.

"Kampionati Evropian? Gjithçka ishte e mrekullueshme, ne jemi të vetëdijshëm se kemi bërë diçka shumë të rëndësishme. Tani, megjithatë, do ta lëmë mënjanë të kaluarën dhe do të fokusohemi në angazhimet tona të ardhshme. Gjatë Kampionatit Evropian zbulova se e përjetoj futbollin në një mënyrë ndryshe – shpjegoi Bonucci – Rënia pas asaj fitoreje ishte fiziologjike”.

Megjithatë, para ndeshjes eventuale kundër Portugalisë, duhet kaluar pengesa Pandev: "Itali-Maqedonia e Veriut në Palermo? Të shkojmë të luajmë në Siçili do të thotë shumë për ne dhe jam i sigurt që do të na presin shumë tifozë".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI