Flash

Thesari Saelemaekers: sa vlen lojtari që i ndryshoi fytyrën Milanit

Lapsi.al 26 December 2021
Thesari Saelemaekers: sa vlen lojtari që i ndryshoi fytyrën Milanit

“Ky Milan ka lindur në janar 2020 me ardhjen e Ibra, Kjaer dhe Saelemaekers. Prej aty u rritëm dhe kemi bërë kthesën”, i pëlqen të kujtojë shpesh Pioli. Befasia e vërtetë është Alexis Saelemaekers, që me kalimin e kohës është bërë një nga njëmbëdhjetë të mrekullueshmit në formacionin ideal të trajnerit kuqezi. Empoli është ndeshja e përsosur për të treguar historinë: në të gjitha golat ka lënë shenjën e tij. Rritja e tij, megjithatë, është diçka që ka kaluar kryesisht pa u vënë re nga jashtë. Ndoshta sepse Alexis është një anti-personazh, ndoshta sepse e luan rolin duke mbajtur një profil të ulët, ose thjesht sepse nëse do të quhej Saelinho, drita e vëmendjes ndoshta do të kthehej më shpesh tek ai. Nga ana tjetër, mbiemri i tij, pas dy vitesh në Itali, shqiptohet ende në mënyrat më të ndryshme, me theksin që bie në çdo rrokje (sa për shpjegim, versioni i saktë është ai mbi "e"-në e fundit, si ka sqaruar vetë lojtari).

Saelemaekers, nga ana tjetër, ishte dhe është një nga zbulimet më të bukura të Milan në dy vitet e fundit, me skuadrën të aftë për t'u rikthyer në Ligën e Kampionëve dhe për të luftuar për titullin. Zbulim, sepse përveç drejtuesve të kuqezinjve, të paktë ishin ata që vunë bast për të. Duke filluar nga bashkatdhetarët e tij, siç e dëshmon habia e gazetarëve belgë, të cilët ditën e prezantimit në Milanello thuajse nuk e kuptuan sesi Milani donte të investonte tek ky djalë i mirë, serioz dhe shumëplanësh. Djalli i pagoi Anderlechtit 3.5 milionë për huazimin në janar 2020. Një shifër e rëndësishme për një huazim, një shenjë e qartë e vullnetit për të vazhduar me shlyerjen, që në fakt u bë në korrik. 3.7 milionë të tjera, për një total prej 7.2. Definitivisht jo shumë, për një titullar. Tani do të vlente rreth 20, por shifra është krejtësisht virtuale sepse Milani nuk ka ndërmend ta nxjerrë në treg, pavarësisht nga ajo që do të ishte një

plusvalencë e bukur.

Alexis, i cili ka rinovuar kontratën deri në vitin 2026, është një element kryesor për Piolin. Gjithashtu sepse ai është një nga ata lojtarë shumë të adaptueshëm. Ai mund të bëjë anësorin lart si nga e djathta ashtu edhe nga e majta, dhe nëse duhet edhe mbrojtësin e krahut. Ky ishte roli me të cilin ai mbërriti në Milanello, aq sa Pioli herët e para e kishte vendosur poshtë djathtas. Me trajnerin e kuqezinjve, "Saele" fitoi edhe kombëtaren e Belgjikës (ai luajti edhe kundër Italisë në tetor), pas një grushti paraqitjesh për ekipin U 21 vjeç.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI