Flash

Juventus rigjen "të fortët" e tij: kthehen Chiesa, Dybala e Chiellini

Lapsi.al 27 December 2021
Juventus rigjen "të fortët" e tij: kthehen Chiesa, Dybala e

Napoli më 6 janar, Roma më 9 dhe finalja e Superkupës së Italisë kundër Interit më 12: kur loja bëhet e ashpër, të "fortët" e Juventusit, të nënkuptuar si lojtarët kryesorë të Massimiliano Allegrit, janë gati për të luajtur. Në fakt, të enjten e 30 dhjetorit në Continassa, është planifikuar të rifillojë puna në funksion të një muaji, atë të janarit, i cili ndoshta do të vendosë për fatin e sezonit të Juventusit dhe trajneri do të rigjejë në grup Chiellinin, Dybalan, Chiesan dhe Danilon.

Lojtari i kombëtares është ndalur prej një muaji për një problem muskulor dhe tashmë ka vënë në shënjestër Napolin të paktën për pankinë. Rikthimi i tij është ndoshta më i prituri nga trajneri, duke qenë se është një nga të paktët lojtarë në skuadër i aftë për të vendosur i vetëm një ndeshje.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Dybalan, por argjentinasi po përjeton një kampionat me ulje-ngritje, si dhe paqartësi që lidhen me rinovimin e kontratës që nuk po vjen kurrë. Janari mund të jetë muaji i duhur fillimisht për të rifituar Juventusin dhe, më pas, për të nënshkruar kontratën, megjithatë La Joya me Napolin do të jetë gati.

Ashtu siç do të jetë edhe Giorgio Chiellini, i cili është rikuperuar përfundimisht nga dmtimi, ndërsa mund të duhen edhe disa ditë për Danilon, që shpreson të rikuperojë për ndeshjen e 6 janarit, por me shumë gjasa do të rikthehet në fushë vetëm në gjysmën e dytë të janarit.

“Janari dhe shkurti do të jenë një periudhë shumë e rëndësishme”, tha Allegri pas fitores së fundit ndaj Cagliarit dhe për t’a përballur në mënyrën më të mirë të mundshme, trajneri rigjen djemtë e tij të 'fortë’.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI