Flash

Tottenham, Conte provokon Interin: "Ndoshta kthehem përsëri të përmbys parashikimet”

Lapsi.al 26 December 2021
Tottenham, Conte provokon Interin: "Ndoshta kthehem përsëri

“Inter kampion dimri? Vazhdimësia e Interit është një kënaqësi sepse është vazhdimësia e një pune që e kemi nisur ne dhe po e vazhdojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ka vend vetëm për të përgëzuar, mendoj se Interi ka hedhur themelet për të qëndruar atje lart për shumë vite”. Pas fitores së Tottenham, ndaj Crystal Palace, Antonio Conte është ndalur të flasë edhe për Serie A në mikrofonat e Sky dhe e bën duke provokuar: "Ndoshta do të kthehem një ditë për të tentuar të përmbys përsëri parashikimet," tha trajneri i Spurs.

Premier League doli në fushë sot pavarësisht shumë rasteve me Covid që po prekin shumë skuadra: “Ne kemi qenë më të prekurit nga ky virus, por e kuptoj që është e vështirë të ndalosh gjithçka. Me siguri tani ka më shumë vëmendje dhe ne po testojmë veten çdo ditë për të luftuar sa më shumë Covidin”.

Më pas, në lidhje me fitoren ndaj Palace: “3 pikë të rëndësishme, na duheshin për t'i dhënë vazhdimësi punës që po bëjmë. E mira është se ne qendruam në lojë gjithmonë me mendjen të kthjellët. I pamposhtur në Premier League? Duhet vetëm të punojmë, e dimë që kemi ekipe të rëndësishme përballë, sinqerisht do të duhet kohë dhe durim. Por grupi më ndjek dhe kjo më jep kënaqësi dhe entuziazëm të madh”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI