Flash

"Broja nuk është akoma lojtar i madh, nuk duhet ta fërkojmë kur gabon": Duka ndërhyn në konfliktin e sulmuesit me Rejan

Lapsi.al 27 December 2021
"Broja nuk është akoma lojtar i madh, nuk duhet ta

"Broja është një futbollist me talent, nuk mund të themi akoma që është bërë një futbollist i madh. Pasi që të themi që është bërë një futbollist i madh, i duhet akoma kohë. Por ka potencial dhe mundësi dhe të gjithë ne duhet të jemi pozitivë për ta shtyrë atë që të bëhet një futbollist i madh për veten e tij, por edhe për ne, pasi ne na mungojnë talente të tilla". Armand Duka, presidenti i FSHF-së ka ndërhyrë në debatin e krijuar mes sulmuesit të Southampton dhe kombëtares e teknikut Edoardo Reja. Natyrisht që numri 1 i futbollit shqiptar ka dashur të ruajë balancat, por nën reshta Duka pozicionohet në krah të trajnerit: "Ndihma që duhet t’i japim është që të jemi realë dhe jo në njëfarë mënyre, ta fërkojmë edhe kur ai gabon. Jemi të gjithë njerëz që gabojmë, por mirë është që kur i vë në dukje kritikat, t’i korrigjosh ato dhe jo të reagosh negativisht".

Më tej, presidenti i FSHF-së i bën elozhe 20 vjecarit, që vazhdon të bëjë performanca të mirë në Premier League: "Kam shumë besim që ai do të na ndihmojë, siç do të na ndihmojnë të gjithë të tjerët. Futbolli është një lojë kolektive dhe askush nuk mund ta marrë rezultatin vetëm nëse nuk ka të gjithë kolektivin, nëse nuk ndihmojmë njëri-tjetrin në çdo centimetër. Madje, ai është rritur aq shumë sa, sa më shumë të rritesh në pretendime apo në nivel lojë, sa më shumë të kalosh në Nations League, nga D në C dhe nga C në B, pastaj nuk është më puna që të japësh një metër apo centimetër më shumë, por edhe një milimetër. Një milimetër më shumë Broja, aq më shumë Reja dhe ne do të arrijmë ku duhet", përfundoi Duka.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI