Flash

Babai i Milinkovic-Savic zbulon të ardhmen e serbit: "Presidenti ka vendosur ta mbajë"

Lapsi.al 27 December 2021
Babai i Milinkovic-Savic zbulon të ardhmen e serbit: "Presidenti ka

E ardhmja e Sergej Milinkovic-Savic do të jetë ende te Lacio. Konfirmimin e ka dhënë babai i mesfushorit serb Nikolla. “Sergej është rritur jashtëzakonisht shumë në këto shtatë vite te Lazio – kanë qenë fjalët e tij për portugezen ‘A Bola’ –. Gjithmonë flitet për largimin e tij, por presidenti ka vendosur ta mbajë. Ai është i lumtur te Lazio. Sarri? Nuk dua të jap mendime për trajnerët”.

E megjithatë për Lazion dhe Sarrin një mendim e ka. "Lazio nuk është aq e fortë sa ka qenë vitet e fundit. Para se të shpërthente pandemia, Lazio mund të ishte kampion atë vit, duhet të kishin përfituar nga kjo. Tani ata po paguajnë për përshtatjen në një sistem të ri loje për shkak të ndryshimit të trajnerit, por si ish-futbollist dhe person nuk dua të gjykoj kurrë cilësinë e trajnerëve”.

I ati i Milinkoviç-Savic ka folur edhe për ndeshjen e Ligës së Evropës ndërmjet Lazios dhe Portos. “Ndeshje 50-50? Është e vërtetë! Pres dy ndeshje të hapura. Gjithashtu shpresoj që Lazio të forcohet në muajt e ardhshëm. Nuk po luajnë keq, por nuk kanë pasur fat me rezultatet. Porto është një ekip që është gjithmonë një siguri, luan mirë dhe gëzon status të madh në Portugali dhe në Evropë. Por është një kualifikim 50/50. Unë duhet të bëj tifo për Lazion sepse djali im luan atje".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI