Flash

Juventus lëviz për sulmuesin e ri: kontaktet e para për Scamacca, kushton 40 milionë

Lapsi.al 28 December 2021
Juventus lëviz për sulmuesin e ri: kontaktet e para për Scamacca,

Pasi mbylli raundin e parë me numrin më të keq të golave të shënuar në dekadën e fundit (27), Juventus vazhdon kërkimin e një sulmuesi për t'ia dhënë Allegrit gjatë merkatos së janarit dhe, sipas La Gazzetta dello Sport, klubi ka bërë zgjedhjen për Gianluca Scamacca, tashmë i vëzhguar nga bardhezinjtë në verë, si përforcimi i duhur për të mos i munguar më Cristiano Ronaldo dhe golat e tij.

Kjo është arsyeja pse përgjegjësi i zonës sportive të Juventus, Cherubini, ka bërë tashmë lëvizjen e parë duke kontaktuar CEO-n e Sassuolos, Carnevali. Për sulmuesin, në Torino nisin nga një vlerësim fillestar 30-35 milionë, me një kontratë për Scamaccan me vlerë 1.5 milionë euro në sezon. Situata buxhetore e klubit bardhezi kërkon një formulë të “pagesës së shtyrë”, siç është ajo për shembull (jo pa vështirësi) që u përdor për Manuel Locatellin. Sassuolo e vlerëson sulmuesin e saj 40 milionë e, duke qenë se sapo ka shitur Boga te Atalanta (shitja më e shtrenjtë e klubit), nuk ka nevoja financiare që ta detyrojnë. Për më tepër klubi jeshilzi ka gjithë interesin për të mbajtur lojtarin deri në verën e ardhshme për të nisur më pas një ankand me përfshirjen edhe të Inter, Milan e të skuadrave angleze.

Kjo është arsyeja pse Juventus vazhdon të shikojë përreth në kërkim të mundësisë së duhur, e cila mund të vijë nga Anglia, ku Lacazette vazhdon të refuzojë rinovimin me Arsenalin (dhe ku Aubameyang është përjashtuar nga skuadra dhe do t’i thotë lamtumirë në janar, por për Juventus ka një pengesë për t'u regjistruar). Sulmuesi francez është në skadencë me Gunners dhe në moshën 30 vjecare do të donte një sfidë të fundit të madhe për karrierën e tij: ndërmjetësit e tij ia kanë propozuar bardhezinjve, të cilët po bëjnë të gjitha vlerësimet e nevojshme.

Në prapavijë mbeten të nxehtë edhe emrat e Milik, i cili nuk gjen hapësira në Marsejë dhe e njeh mirë kampionatin italian dhe mbi të gjitha të Mauro Icardit, për të cilin megjithatë PSG nuk është i hapur për huazime tani për tani. Duket e pamundur për momentin të arrihet te Dushan Vlahovic.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI