Flash

Ngo'o kthehet në mars, Tirana hidhet në sulm për dy sulmues: frika Ismajlgeci mban në ankth Shehin

Lapsi.al 28 December 2021
Ngo'o kthehet në mars, Tirana hidhet në sulm për dy sulmues:

Gjithcka nis me Tiranën kampione dimri në derbin e fituar të kryeqytetit e me imazhin e Michael Ngo’o me gjurin në akull, i dëmtuar pas një tentative për të shënuar në portën e Teqjas. Tirana që kërkon të përforcohet për 2022 ka marrë dhuratën më të bukur me fitoren ndaj Partizanit, por të pasuar me atë më të keqin të mundshëm, me anglezin jashtë lojërave për 2-3 muaj. Praktikisht sulmuesi pritet të rikthehet në mars, gjë që penalizon shumë bardheblutë. Kështu, me Shehin që po orienton merkaton, nevojat emergjente janë në sulm. Dy më saktë, sepse duhet zëvendësuar Ngo’o e duhet një lojtarë më ekspert se Gjumsi e Beqiraj.

Sipas asaj që mësohet vëzhgimi i trajnerit është përqednruar në merkaton e huaj, por deri tani janë parë vetëm profile, pa ndërtuar asnjë negociatë. Duket sikur gjithcka tjetër është e sigurtë te Tirana, që mbrojtjen e titullit dimëror do ta nisë me sulm, por në anën tjetër rreziku i një largimi të fortë ku sirenat kanë kohë që bien te Ismajlgeci do ta bëjnë që Shehi të përjetojë një janar makth, me rrezikun e largimit të një prej pedinave më të rëndësishme.

Sipas asaj që filtron nga klubi, nuk ka asnjë ofertë zyrtare, por të interesuarit nuk mungojnë dhe Tirana nuk është se nuk ka nevojë për likuiditet. Kështu, një vigjilje fundviti e cuditshme për Shehin, që ka lënë 8 lojtarët e huaj të kalojë festat në shtëpi, por me një program individual, ndërsa të tjerët i ka në forcë deri në 29 dhjetor, për ti lënë një pauzë të shkurtër, deri në rithirrjen e 3 janarit, për një vit të ri në ndjekje të titullit…

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI