Flash

Inter 'driblon' problemet financiare, Zhang Jindong siguron klubin: "Janë likuiduar borxhet e Suning"

Lapsi.al 28 December 2021
Inter 'driblon' problemet financiare, Zhang Jindong siguron klubin:

Prej të paktën një viti e gjysmë, falë krizës për shkak të pandemisë, është folur për krizën financiare të grupit Suning, por themeluesi dhe presidenti i nderit i gjigantit kinez Zhang Jindong, babai i presidentit të Interit, Steven Zhang, i ka qetësuar të gjithë punonjësit e tij, duke u shkruar atyre një letër me rastin e 31-vjetorit të lindjes së Suning: "Me mbështetjen dhe ndihmën e Qeverisë dhe me përpjekjet tona të vazhdueshme, problemi i borxhit të grupit është stabilizuar gradualisht".

“Gjatë vitit të kaluar, për shkak të një sërë faktorësh të brendshëm dhe të jashtëm, kompania është përballur me sfida të paprecedenta, megjithatë, në shumë punonjës kemi parë frymën për tiu kundërvënë vështirësive dhe grupi është përpjekur të bëjë më të mirën për të zgjidhur problemin. Aktualisht, me mbështetjen dhe ndihmën e qeverisë, me përpjekjet tona të vazhdueshme, problemi i borxhit të grupit është stabilizuar gradualisht dhe funksionimi i Tesco gjithashtu po rifillon në mënyrë të rregullt - thuhet në tekstin e letrës -. Me mbështetjen e të gjitha palëve, likuiditeti është përmirësuar gradualisht që nga gushti dhe të ardhurat nga shitjet janë rritur me shpejtësi që nga fundi i shtatorit e më tej”.

“Pavarësisht se sa e gjatë rruga - vazhdon letra - do të ketë një fund, dhe sado e gjatë të jetë nata, do të ketë një fund. Ne duhet të shohim gjithmonë përpara me besim të fortë dhe të jemi të sinqertë me veten. Nuk ka dimër të përjetshëm. Pas 30 vitesh zhvillim, Suning është bërë një kompani me një trashëgimi të rëndësishme. Gjatë 31 viteve të fundit, grupe njerëzish kanë nxitur zhvillimin dhe rritjen e Suning hap pas hapi dhe e kanë transformuar Suning në një ndërmarrje të socializuar me mirënjohje. Në zhvillimin e të ardhmes, në mënyrë të pashmangshme, do të përballemi me vështirësi dhe sfida më serioze, por për sa kohë që nuk i harrojmë aspiratat tona të zanafillës, nuk forcojmë besimin tonë dhe mbajmë gjithmonë frymën punëtore të njerëzve që punojnë te Suning, me siguri do të jemi në gjendje të shohim agimin përsëri”, përfundon letra e Zhang Jindong.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI