Flash

Insigne 'braktis' kombëtaren e Italisë e Napolin për 50 milionë euro: kapiteni ikën me parametër zero drejt Torontos

Lapsi.al 28 December 2021
Insigne 'braktis' kombëtaren e Italisë e Napolin për 50

Një ofertë e parefuzueshme dhe Lorenzo Insigne praktikisht i është dorëzuar joshjes së Torontos. Në orët e fundit është perfeksionuar marrëveshja me klubin e MLS, në bazë të 9.5 milionë eurove në sezon për pesë vite dhe lamtumira e tij nga Napolin tashmë është e 'kopsitur'. Kapiteni napoletan do të largohet nga skuadra që e rriti, në një transferim zero në qershor, pasi nuk arriti të gjejë një marrëveshje ekonomike me Aurelio De Laurentiis: propozimi i të kaltërve ndaloi në 3.5 milionë euro në vit.

Në moshën 30-vjeçare, pas 10 vitesh me fanellën e të kaltërve, skuadra e vendlindjes së tij, Insigne ka zgjedhur një aventurë të re. MLS, larg shtëpisë, për të mos lënduar ish-tifozët e tij dhe për të fituar 50 milionë euro, një shumë e madhe parash. Shumë për të thënë jo, pavarësisht një kampionati jo fort konkurrues dhe rrezikut për të humbur fanellën e kombëtares. Në fillim të janarit, tashmë është parashikuar nënshkrimi dhe, më pas, gjashtë muajt e fundit me fanellën e Napolit. Një lamtumirë e gjatë dhe e dhimbshme.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI