Flash

Southampton me 10 lojtarë bllokon 'armatën' e Contes: Broja nuk thyen dot prapavijën e Tottenham

Lapsi.al 28 December 2021
Southampton me 10 lojtarë bllokon 'armatën' e Contes: Broja

Premier League zbret sërish në fushë, dy ditë pas Boxing Day me barazimin e rëndësishëm me 10 lojtarë të Southampton ndaj Tottenham të Antonio Contes, që barazoi përmes një penalltie. Broja në fushë për 20 minutat e fundit nuk ka mundur dot ti bëjë keq Spurs, që kishin një lojtar më shumë në fushë, por nuk shkuan dot përtej 1-1. Fitore bindëse të Crystal Palace në shtëpi kundër Norwich dhe West Ham 1-4 në transfertën me Watford.

SOUTHAMPTON-TOTTENHAM 1-1

Frenim i Tottenham që humbet mundësinë për tu afruar edhe më shumë zonën e Championsit, një gjysëm hap fals për skuadrën e Contes që nuk përfitoi nga lojtari plus për pjesën më të madhe të ndeshjes. Southampton kaloi në avantazh në minutën e 25 me Ward-Proëse, më pas loja u nervozua dhe Salisu mori dy kartonë të verdhë në dymbëdhjetë minuta, duke i dhënë Tottenham epërsi numerike nga minuta e 39 e takimit. Të besuarit e Contes e shfrytëzuan menjëherë dhe pas dy minutash Kane nga 11 metra ktheu barazimin. Sapo dolën nga dhoma e zhveshjes, Spurs u sulën menjëherë përpara me forcë për të marrë fitoren dhe në minutën e 53 konkretizuan përmbysjen me Kane, por VAR pa një pozicion jashtë loje dhe theu ngazëllimin e Tottenham. Londinezët vazhduan të shtyjnë me gjithë forcën, ndërsa vendasit edhe me Brojën në fushë nga minuta e 71 mund vetëm të ngrinin murin duke pritur bilbilin e fundit dhe ia arrijnë qëllimit.

WATFORD-WEST HAM 1-4

West Ham u rikthye te fitorja pas tre ndeshjesh dhe e bëri këtë në kurriz të një Watford në krizë të thellë, me humbjen e pestë radhazi për skuadrën e Claudio Ranierit. Hammers arrijnë kështu në 31 pikë në mes të zonës së Europës, ndërsa Watford është vetëm dy pikë mbi vendin e tretë nga fundi, në një pozicion shumë të rrezikshëm. Megjithatë, ishte Watford ai që kaloi në epërsi pas vetëm katër minutash me Denis, por reagimi i West Ham ishte i fortë dhe u materializua brenda 180 sekondave: Soucek në 27' dhe Benrahma në të 29' nënshkruan përmbysjen e rezultatit. Në pjesën e dytë muzika nuk ndryshoi, përkundrazi trisi i Bowen erdhi në minutën e 48, i anuluar nga Var, por më pas në minutën e 58 Noble forcoi avantazhin me penallti. Të besuarit e Ranierit nuk reaguan dot dhe në fund erdhi edhe pokeri i rëndë me Vlasic.

CRYSTAL PALACE-NORWICH 3-0

Krizë e pafund për Norwich, gjithnjë e më poshtë në renditje me vetëm dhjetë pikë. Verdhejeshilet pësojnë një 3-0 të rëndë nga Crystal Palace, që rikthehet te fitorja pas dy ndeshjeve dhe vendoset në mesin e tabelës në qetësi totale. Historia u mbyll në pjesën e parë falë golave të Edouard në minutën e 8', Mateta në të 38' dhe Schlupp në të 42'. Një tris që rrëzoi një Norwich të paaftë për të reaguar në pjesën e dytë, vendësit e administruan më pas rezultatin deri në fishkëllimën e fundit.

Premier League England

Crystal Palace 3-0 Norwich City

Southampton 1-1 Tottenham Hotspur

Watford 1-4 West Ham United

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI