Flash

Pa Super Green pass nuk zbret dot në fushë: nga 10 janari edhe futbolli me vaksinim të detyruar

Lapsi.al 28 December 2021
Pa Super Green pass nuk zbret dot në fushë: nga 10 janari edhe

Mungonin futbollistët, viktima të Covidit në këto ditë ashtu si gjithë bota, por edhe për ta nuk do të ketë përjashtime: duke filluar nga data 10 janar, siç publikohet në FAQ (përgjigjet për pyetjet më të shpeshta) Departamenti i Sportit në Qeverinë italiane, të gjithë sportistët profesionistë do të kenë detyrimin për tu vaksinuar (ose duhet të provojnë shërimin e kohëve të fundit). Praktikisht, pa një Green Pass të përforcuar ata nuk do të mund të dalin në fushë. Kjo është mënyra për të pasur akses, si pjesa tjetër e popullsisë, në palestra, pishina, dhoma zhveshje dhe për të qenë në gjendje të luajnë sporte ekipore në ambiente të mbyllura.

Teksti i njoftimit të Qeverisë shpjegon se "duke filluar nga 10 janari 2022, në zonën e bardhë, të verdhë dhe portokalli, aksesi në ngjarjet dhe garat sportive (...), aksesi në shërbimet dhe aktivitetet e pishinave, qendrat e notit, palestrat, sportet ekipore, Qendrat e Wellness, edhe brenda strukturave të akomodimit, të kufizuara në aktivitete të brendshme, si dhe hapësirat e përdorura për dhomat e zhveshjes dhe dushet (…), do t'u lejohen vetëm subjekteve që posedojnë të ashtuquajturin certifikim të gjelbër të përforcuar”.

Përjashtim për askënd, as për sportistët konkurrues apo ata me rëndësi kombëtare. Masa në fakt kërkohet “edhe për sportistët konkurrues apo sportistët me rëndësi kombëtare që aksesojnë shërbimet dhe aktivitetet për të cilat ligji e parashikon”. Green pass e thjeshtë do të jetë e mjaftueshme vetëm për sportet në ambjent të hapur pa pasur nevojë për dhomë zhveshje, gjë që nuk është e mundur për futbollin, basketbollin, volejbollin dhe sporte të tjera. Me fjalë të tjera, futbolli (dhe sporti) italian së shpejti do të përballet me detyrimin e vaksinimit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI