Flash

Pas festave me bilanc 'lufte': Real Madrid humb katër lojtarë me Covid

Lapsi.al 29 December 2021
Pas festave me bilanc 'lufte': Real Madrid humb katër

Të rikthyer në stërvitje vetëm dje, pas festave të Krishtlindjes, lojtarët e Real Madrid i'u nënshtruan një raundi tamponësh rutinë në kohët e sotme, por që ka zbuluar infektimin e katër lojtarëve. Sipas asaj që ka bërë të ditur klubi, Camavinga, Valverde, Courtois dhe Vinicius Junior kanë rezultuar pozitivë.

Portieri belg dhe braziliani Vinicius, sipas shpjegimit të Real, janë asimptomatikë, por natyrisht që janë futur menjëherë në izolim. Të katër u infektuan me virusin gjatë ditëve të pushimit. Courtois e kaloi Krishtlindjen në Dubai, ndërsa Valverde (pozitiv për herë të dytë) në Argjentinë. Në Amerikë, në Miami kishte zgjedhur të pushonte Vinicius, ku asistoi edhe në një ndeshje të NBA të Miami Heat. Nesër të katër lojtarët do t'i nënshtrohen një tjetër testi, molekular, por ndërkohë nuk kanë marrë pjesë në stërvitje.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI