Flash

Zbulohet klauzola në kontratën e De Ligt: Barcelona mund ta marrë 50 milionë euro më pak

Lapsi.al 30 December 2021
Zbulohet klauzola në kontratën e De Ligt: Barcelona mund ta marrë

Emri i parë në listën e Xavi Hernandez, trajnerit të Bacrelonës, është ai i Matthijs de Ligt, edhe pse pengesat nuk janë të pakta: duke filluar nga ajo ekonomike. Qendërmbrojtësi hollandez jo vetëm që ka një kosto kartoni e page të lartë, por edhe situata financiare e klubit blaugrana nuk është ajo më e mira. Por një zbulim në kontratën e lojtarit, sipas asaj që bëhet e ditur në Spanjë, mund ti ndryshojë gjërat: në kontratën e de Ligt ka një klauzolë të futur në atë kohë nga Raiola, që do t'i kursejë Barçës 50 milionë euro.

De Ligt ka një kontratë 5 vjecare për 8 milionë në sezon, gati për t'u ngjitur në 12 në 2024. Bardhezinjtë e morën hollandezin në verën e 2019 për shumën e 75 milionë euro plus 10.5 tarifa shtesë, por menaxheri është siguruar që në kontratë të ketë një klauzolë në favor vetëm të Bacrelonës, që mund të marrë lojtarin për të njëjtën shumë që ka shpenzuar, që do të thotë 75 milionë. Nuk është një shifër për tu anashkaluar, por interesi i katalanasve është nxitur edhe nga deklaratat e Raiolas, sipas të cilit mbrojtësi është gati për një hap të ri.

Barcelona është duke u munduar të gjejë një zgjidhje për të sistemuar bilancet, por në anën tjetër skuadra katalanase duhet të bëjë detyrën e saj, duke arritur në zonën Champions League, në kohën kur aktualisht janë në vendin e shtatë. Juventus ndoshta nuk mund të përfitojë 125 milionë euro, sa është vlerësimi për hollandezin, por në këtë moment 75 milionë mund të ndihmojnë shumë buxhetin e klubit, që në të njëjtën kohë duhet të kuptojnë nëse ia vlen të heqësh dorë nga një mbrojtës 22-vjeçar në një repart që llogarit dy qendërmbrojtësit Chiellini 37 vjec e Bonucci 34.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI