Flash

Video/ Gjesti i bukur i FSHF-së, një buzëqeshje për fëmijët e sëmurë: Uzuni e Doçi ndajnë dhuratat në spitalin pediatrik

Lapsi.al 30 December 2021
Video/ Gjesti i bukur i FSHF-së, një buzëqeshje për

Federata Shqiptare e Futbollit ka surprizuar vogëlushët e shtruar për kurim në Spitalin e fëmijëve në Tiranë me dhurata në prag të festës së vitit të ri. Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, futbollisti i Kombëtares, Myrto Uzuni dhe kapitenia e Kombëtares së femrave, Megi Doçi vizituan sot pediatrinë dhe shpërndanë dhurata për fëmijët që kanë probleme shëndetësore dhe po marrin kurim në këtë spital.

Emocionet kanë qenë të mëdha për vogëlushët, që morën dhuratat e përgatitura nga FSHF dhe kaluan disa çaste të bukura duke biseduar me dy yjet e futbollit e shqiptar dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Shulku. Nuk kanë munguar edhe fotot e rastit të Uzunit dhe Doçit me fëmijët, të cilët donin të kishin një kujtim me dy personazhet e spikatura të futbollit shqiptar. “Ne menduam që të vinin sot në këtë prag-festash në spitalin e Pediatrisë dhe të takonim fëmijët e shtruar këtu për kurim, t’u gjendemi sadopak pranë atyre duke u dhënë disa dhurata nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe njëkohësisht i uruam shërim sa më të shpejtë dhe gjithashtu një vit të mbarë me shëndet dhe sa më shumë suksese”, – tha Shulku në prononcimin e rij.

Edhe sulmuesi kuqezi, Myrto Uzuni ndau emocionet e tij për këtë nismë dhe shfrytëzoi rastin për t’u shprehur të gjithë shqiptarëve urimet e tij për vitin e ri: “U ndjeva shumë mirë dhe shumë i emocionuar në të njëjtën kohë, pasi vizituam fëmijët e shtruar në spital, të cilëve u shpërndamë disa dhurata në këto prag-festash. Unë dua t’i uroj të gjithë shqiptarëve qoftë një vit sa më i mbarë dhe veçanërisht shërim sa më të shpejtë të gjithë atyre që janë në vështirësi në këto momente”, – theksoi Myrto Uzuni.

Ndërsa, kapitenia e Kombëtares së femrave, Megi Doçi, vlerësoi iniciativën e FSHF-së për të gëzuar sadopak vogëlushët në spitalin e fëmijëve dhe u uroi atyre shërim sa më të shpejtë: “Besoj se është iniciativë shumë e mirë e FSHF-së, që në këtë periudhë fetash të gëzojë sadopak fëmijët dhe t’i ndihmojë ata në këto ditë. Dua t’u uroj atyre shërim sa më të shpejtë dhe uroj të ndihen sa më të lumtur qoftë edhe nga kjo vizitë e jona. Gjithashtu dua t’i uroj të gjithë gëzuar festat dhe qoftë një vit sa më i mbarë për të gjithë”, – u shpreh Doçi.

https://www.youtube.com/watch?v=o7JVxt6LCB4

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI