Flash

Luftë merkatoje mes Juventus e Barcelona: katalanasit synojnë Moratan, bardhezinjtë insistojnë për Depay

Lapsi.al 30 December 2021
Luftë merkatoje mes Juventus e Barcelona: katalanasit synojnë Moratan,

Jo vetëm de Ligt, ka edhe një tjetër lojtar të Juventusit që i pëlqen Xavi Hernandezit dhe Barcelonës: Alvaro Morata. Trajneri katalanas ka marrë aprovimin e sulmuesit spanjoll dhe Barça mund ta "paguajë" direkt te Atletico Madrid (pronar i kartonit) duke vënë në tavolinë 40 milionët që Colchoneros duhet të paguajnë për blerjen e Griezmann. E ndërkohë, Juventus kundërpërgjigjet përsëri, duke vënë në shënjestër edhe Depay.

Sipas AS, mekanizmat janë vënë në lëvizje: Xavi ka biseduar me Moratan, i cili është i hapur për një shitje dhe është i gatshëm të ulë pagën e tij, pasi “nuk ndihet më i qetë te Juventus”. Trajneri i katalanasve i ka propozuar një projekt afatgjatë sulmuesit, duke synuar ti japë fanellën titullare të Barçës, e cila jo çuditërisht i ka propozuar Atletico Madrid që të paguajë 40 milionët e rënë dakord me Juventusin për blerjen përfundimtare të Moratas. 40 që Colchoneros duhet t'u japin Blaugranave për të blerë Griezmann.

Llogaritë në këtë rast dalin, të paktën në shtëpinë e spanjollëve. Por Juventus do të kishte një sulmues më pak nga tani deri në fund të sezonit. AS rikthen zërat Scamacca dhe Milik, por duhet kuptuar hapësira e manovrimit të Juventusit në janar. Bardhezinjtë i paguan Atleticos 10 milionë për vitin e parë të huazimit të Moratas dhe 10 për të dytin: nëse Alvaro largohet para kohe, ata do të kërkojnë të paktën një kompensim financiar.

Në negociatat e ndërlikuara është sërish Barça që ofron zgjidhjen, pikërisht me atë Depay që Juve e kërkoi vitin e kaluar kur ishte në skadencë me Lyon. Hollandezi fiton 5 milionë (kishte rënë dakord për uljen e rrogës për shkak të vështirësive ekonomike të Blaugranave) kështu që nga pikëpamja e pagës do të ishte më se i përballueshëm për Juventusin. Sido që të jetë, ka dy pika për t'u marrë në konsideratë: gjendja fizike duke qenë se për momentin ai është i dëmtuar në femurin e kofshës së djathtë dhe mendimi i Allegrit se do të donte një sulmues të parë më fizik.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI