Flash

Barca synon De Ligt, Juventus i rrëmben Dembelé: akord me parametër zero

Lapsi.al 30 December 2021
Barca synon De Ligt, Juventus i rrëmben Dembelé: akord me

Një goditje surprizë e Juventusit, për verën e ardhshme. Sipas asaj që raportohet nga gazeta katalanase, Sport, shumë afër zhvillimeve të Barcelonës, bardhezinjtë në fakt kanë arritur tashmë një marrëveshje në parim me Moussa Sissoko, menaxherin e Ousmane Dembele, sulmuesit anësor që shkon në skadencë kontrate me blaugranat. Dembele po negocion rinovimin me Barçën, por akordi është thuajse i pamundur dhe francezi mund të mbërrijë në Torino me parametër zero.

Sulmuesi francez nga ana e tij ka dhënë dritën jeshile për transferimin në Itali, por fillimisht duket i gatshëm të presë lëvizjet e PSG-së, klubi ku do të preferonte të shkonte si destinacion i ardhshëm. Orët që do të vijnë, shkruan Sport, do të jenë vendimtare: në fakt, ultimatumi i Barcelonës për rinovimin me sulmuesin do të skadojë dhe në rast të një rezultati negativ, nëse Paris Saint-Germain nuk avancon me ofertën e tij, Dembelé do të marrë rrugën që të çon në Torino.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI