Flash

Fabio Coentrão, nga galaktik, në… peshkatar: “Nuk është turp jeta e detit”

Lapsi.al 30 December 2021
Fabio Coentrão, nga galaktik, në… peshkatar: “Nuk

Karriera e Fabio Coentraos dukej e destinuar të ishte plot kënaqësi, por nuk ndodhi tamam kështu. I fortë, i shpejtë, i aftë për të luajtur si në të majtë ashtu edhe në anën e kundërt. Natyrisht, në vitin 2011, pas paraqitjeve të shkëlqyera të ofruara me fanellën e Benficas, Real Madrid e thirri për ta bërë galaktik. Sa keq që diçka shkoi keq, sepse që nga ai moment kurba e portugezit, pavarësisht se palmaresi thotë ndryshe, ishte në zbritje. Dhe tani tridhjetë e tre vjeçari është... i zhdukur.

Të paktën nga pikëpamja futbollistike, sepse në realitet Coentrao ka gjetur një jetë të re. E cila në retrospektivë është shumë e lidhur me atë të vjetrën, para futbollit, kur portugezi ishte vetëm një fëmijë nga Vila do Conde që jetonte për futbollin dhe për detin. Siç shpjegoi ai në një intervistë për Empoëer Brand Channel, portugezi i është kthyer dashurisë së tij të parë: peshkimit. "Njerëzit që e duan detin dhe që duan të jetojnë këtë përvojë duhet të ndjekin vullnetin dhe ëndrrën e tyre. Është një punë edhe për brezat e rinj. E nuk është turp jeta e detit, siç mendojnë shumë njerëz. Është një punë si shumë të tjera. Dhe nuk është vetëm kaq, deti është i çmuar dhe ne kemi nevojë për të, duhet të ketë njerëz që punojnë këtu. Njerëz që duhen respektuar si në çdo profesion tjetër".

Coentrão e bleu varkën e tij kur ishte ende lojtar i Real Madridit, në një kohë kur dukej se nuk kishte kufi për të. Por pas një karriere që e çoi pa kontratë në moshën 33 vjecare, ajo varkë dhe deti i Vila do Conde janë streha e tij e sigurt. "Unë vij këtu që kur kam lindur, babai im kishte një varkë, ishte peshkatar dhe unë shkoja shpesh me të, më pëlqente shumë. Kur kisha kohë ose isha me pushime vija këtu sa herë që mundja. Jeta ime ishte deti, deti dhe peshkimi. Dhe e dija që një ditë do të largohesha nga futbolli dhe se do të më duhej të merrja një drejtim të ri në jetë. Lumturia ime është kjo varkë dhe kjo është jeta që dua", përfundoi ai.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI