Flash

Lukaku nuk është i lumtur te Chelsea: "Inter më fal, nuk duhej të ikja kështu. Dua të kthehem për të fituar"

Lapsi.al 30 December 2021
Lukaku nuk është i lumtur te Chelsea: "Inter më fal, nuk

Interi është në zemrën e Romelu Lukakut, bashkë me një ndjesi pendese. Sulmuesi belg, i cili po gjen më pak hapësirë nga ç'pritej te Chelsea dhe që po jeton një marrëdhënie të vështirë me trajnerin Tuchel, nuk i ka harruar aspak ngjyrat zikaltër dhe e rrëfen këtë në një intervistë me zemër të hapur për mikrofonat e Sky Sport: “Nuk ishte momenti për t'u larguar, nuk duhet ta kisha bërë kështu - tha ai - i kërkoj falje tifozëve, shpresoj në thellësi të zemrës të kthehem për të fituar sërish”.

“Ka ardhur koha për të folur – vazhdon sulmuesi belg – nuk ishte momenti i duhur për t’u larguar, nuk duhej ta kisha bërë kështu. Më parë duhet të kisha folur me tifozët. Interin e kam në zemër dhe do të rikthehem të luaj atje, jam i dashuruar me Italinë”.

Në fund, për të theksuar konceptin, një mesazh drejtuar tifozëve zikaltër: “Së pari dua t'u kërkoj falje tifozëve të Interit, më duhej të largohesha në një mënyrë tjetër dhe t'jua shpjegoja. Ajo që keni bërë për mua, për familjen time, për nënën time, për djalin tim do të mbetet përgjithmonë në jetën time. Shpresoj në thellësi të zemrës sime të rikthehem te Inter, por jo në fund të karrierës sime, dua të kthehem kur të jem ende në nivele të larta për të provuar të fitoj më shumë”.

Fjalë që sigurisht i japin kënaqësi tifozëve të Interit, edhe pse rikthimi i tij në Milano për momentin duket i pamundur: Chelsea e pagoi 115 milionë, ai ka një rrogë mbi 12 milionë në vit dhe kontrata e tij skadon në vitin 2026. E vetmja zgjidhje për ta parë sërish në Milano do të ishte huazimi pa pagesë deri në fund të sezonit, por më pas reparti sulmues i Interit do të ishte i tejmbushur.

Sidoqoftë, Lukaku është shprehur qartë se nuk është i kënaqur me situatën e krijuar te Chelsea me trajnerin Tuchel: "Fizikisht jam mirë, madje edhe më mirë se më parë. Pas dy vitesh në Itali, në të cilën kam punuar shumë te Inter me trajnerë dhe nutricionist, fizikisht jam mirë. Por nuk jam i kënaqur me situatën, kjo është normale, mendoj se trajneri ka zgjedhur të luaj me një modul tjetër, thjesht duhet të mos dorëzohem dhe të vazhdoj të punoj dhe të jem profesionist. Nuk jam i kënaqur për situatën, por unë jam punëtor dhe nuk duhet të dorëzohem”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI