Flash

Në Spanjë janë të sigurtë: Morata-Barcelona, 95% e kryer e firma gjatë javës

Lapsi.al 3 January 2022
Në Spanjë janë të sigurtë: Morata-Barcelona, 95% e

Alvaro Morata te Barcelona: një marrëveshje 95% e kryer dhe spanjolli do të nënshkruajë një kontratë të re me Blaugranat këtë javë. Kjo, sipas AS, është gjendja e negociatave, e cila megjithatë përfshin edhe Juventusin dhe nuk është një detaj i vogël, duke qenë se drita jeshile nga bardhezinjtë do të vijë vetëm pasi të gjendet zëvendësuesi i sulmuesit. Por në Spanja janë të bindur se Xavi do ta ketë në dispozicion Moratan në Superkupën e Spanjës kundër Real Madridit që më 12 janar.

Prezantimi është planifikuar për të mërkurën, kontratë 18-mujore dhe gjithçka tashmë e vendosur (“përveç detajeve të parëndësishme” shkruan AS) me Atletico Madrid, pronar i kartonit: praktikisht mungon vetëm firma. Gjithçka është në rregull, por pengesa mbetet në anën torineze: është e vërtetë që Juventusi ka përshpejtuar për Icardin, por nyjet janë ende të ndryshme: arkat e Juventusit nuk lejojnë alternativa përvec huazimit, edhe sepse largimi i Moratas do të garantonte në para “vetëm” një kursim prej 5 milionësh në hua (gjysma e vitit të dytë) dhe 5 milionë bruto në pagë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI