Flash

Video/ Spektakël me katër gola për një pikë: Chelsea rikuperon dy gola në katër minuta ndaj Liverpool

Lapsi.al 2 January 2022
Video/ Spektakël me katër gola për një pikë: Chelsea

Barazim-spektakël në Stamford Bridge, ku Chelsea rikuperon dy gola disavantazh ndaj Liverpool, pavarësisht mungesës së Lukakut, tani në thyerje të raportit me Tuchel dhe i lënë në tribunë nga trajneri gjerman. Nga një pikë për të dyja, ndërsa buzëqesh Manchester City kryesues, i cili merr në këtë mënyrë 10 pikë epërsi ndaj Blues dhe 11 ndaj Reds. Loja u ndez menjëherë, por Pulisic e lë veten të hipnotizohej nga Kelleher në minutën e 7-të, ndërsa kaluan dy minuta dhe Manè ndëshkoi Chelsean duke shfrytëzuar në maksimum një gabim në mbrojtje të Blues. Liverpool luajti lirshëm, ndërsa vendësit ndjenë tronditjen psikologjike dhe në minutën e 26 pësuan golin e dytë me Salah, që zgjidhi pas një rrëmuje në zonën kundërshtare.

Dukej një ndeshje në të tatëpjetë për Liverpoolin, ndërkohë që projektohej një humbje për Chelsean, por në minutat e fundit të pjesës së parë ndodhi e paimagjinueshmja: një black-out totale dhe e papritur e lojtarëve të Klopp (sot i ndalur nga Covid dhe i zëvendësuar nga asistenti i tij Lijnders) i lejoi skuadrës së Tuchel të barazojnë në vetëm katër minuta: Kovacic shkurtoi diferencën në minutën e 42-të me një goditje të shkëlqyer, Pulisic përfundoi rikthimin e pabesueshëm në shtesë ballë për ballë me Mendy. Me të vërtetë një kolaps i Reds që rrezikuan edhe të shkojnë në disavantazh kur Mount fshikulloi shtyllën pak sekonda nga fundi, duke i lënë gjithësesi shifrat në 2-2.

Ndeshja spektakolare vazhdoi edhe në pjesën e dytë me të dyja skuadrat që luajtën hapur: Mendy është i mrekullueshëm ndaj Salah dhe Manè mes 57' dhe 59', Pulisic mund të shënonte dygolëshin e tij, por Kelleher e fitoi sërish sfidën në të 62'. Më pas ritmi u ul dhe lodhja u ndje, dy skuadrat dhanë gjithçka në pjesën e parë dhe në bilbilin e trefishtë u fiksua një barazim i merituar.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI