Flash

Sfidon Chelsea pa Lukakun, Conte: "Nuk dua të flas, por kampionët duhet të luajnë"

Lapsi.al 3 January 2022
Sfidon Chelsea pa Lukakun, Conte: "Nuk dua të flas, por kampionët

Antonio Conte është gati të përballet me ish-skuadrën e tij, por mund të mos ketë rastin të gjejë një nga ish-nxënësit e tij. Trajneri i Tottenham foli në një konferencë për shtyp dy ditë para ndeshjes së Carabao Cup kundër Chelsea, nga e cila Romelu Lukaku ka gjasa të përjashtohet sërish, siç ndodhi në kampionat kundër Liverpool: "Ai është një lojtar i një ekipi tjetër. Do të ishte mungesë respekti të flas për të dhe gjithashtu për Chelsea - ishin fjalët e ish-trajnerit të Inter - Për mua është më mirë të luaj kundër një skuadre që i ka të gjithë lojtarët në dispozicion dhe madje për ata që e shikojnë është më mirë që kampionët të jenë në fushë".

Lukaku, i cili nën drejtimin e Contes shënoi 64 gola në 95 paraqitje me fanellën zikaltër, u mbajt në tribunë në ndeshjen e madhe të Premier League kundër Reds, si pasojë e intervistës në të cilën i kërkoi falje Interit për mënyrën sesi u largua nga klubi verën e kaluar dhe ku tha se shpresonte të kthehej në Milano një ditë.

Conte, gjithsesi, nuk u ndal shumë në këtë temë, duke preferuar të flasë për emocionet e rikthimit të tij në stadiumin e Blues, ku ishte trajner nga viti 2016 deri në 2018: “Për mua do të jetë një emocion i madh të kthehem në Stamford Bridge, hera e parë që kur u largova nga Chelsea. Së bashku kemi bërë një punë të rëndësishme dhe duhet të falënderoj këtë klub, i cili më dha mundësinë të kem përvojën time të parë në Angli. Megjithatë, tani jam trajner i Tottenham dhe dua t'i jap 100% kësaj shoqërie për të përmirësuar ekipin."

Tekniku italian në fund pranoi "që për të fituar duhet më parë të ndërtosh dhe për momentin Chelsea është më i gatshëm, siç e ka treguar duke fituar Ligën e Kampionëve. Kemi hapësirë të mjaftueshme për t'u përmirësuar për t'u bërë një ekip që ka pritshmëri të mëdha për fitore", përfundoi Conte.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI