Flash

Ajo arbitre, ai futbollist: historia e dashurisë që lindi nga një karton i kuq

Lapsi.al 3 January 2022
Ajo arbitre, ai futbollist: historia e dashurisë që lindi nga një
Ajo është një arbitre profesioniste, ai është një futbollist i kategorisë së dytë në Holandë. Historia e tyre e dashurisë është zyrtarizuar përmes rrjeteve sociale, me një postim në Instagram të publikuar direkt nga sheshi San Pietro në Romë, ku çifti ka kaluar ditët e para të vitit të ri. Ajo e Shona Shukrulas dhe Jeff Hardeveld është një nga historitë më romantike dhe kurioze të kohëve të fundit në botën e futbollit: gjithçka ka lindur disa muaj më parë, kur ai, gjatë një ndeshje midis Emmen dhe FC Eindhoven, u ndëshkua me kartonin e kuq dhe, duke u larguar nga fusha mes protestave, kryqëzoi shikimin me të, që vepronte si gjyqtare e katërt.
Të dy bënë që të flitej shumë për ta në Holandë dhe mbi cështjen u desh të ndërhynte edhe një zëdhënës i arbitrit kryesor, Dick van Egmond, për të qetësuar të gjithë për konflikte të mundshme interesi: "Ne jemi në dijeni të raportit dhe Shona Shukrula do nuk do të caktohet në ndeshjet ku merr pjesë Jeff Hardeveld. Kjo është e gjitha. Marrëdhënia e tyre nuk është problem për ne. Ne i urojmë atyre gjithë fatin e botës".

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI