Flash

Mick "i dhuron" të atit Schumi premtimin e një 2022 në korsinë e parakalimit

Lapsi.al 3 January 2022
Mick "i dhuron" të atit Schumi premtimin e një 2022 në

Në ditën kur babai i tij Michael mbush pesëdhjetë e tre vjeç, djali i tij Mick bën një bilanc të një 2021 të jetuar - me përjashtime të rralla por domethënëse - në pjesën e pasme të grupit, mbi të gjitha për shkak të zhvillimit (inekzistent) të Haas-Ferrari-it të tij. Promovimi i kohëve të fundit si pilot rezervë i skuderisë së Maranellos është një mundësi e shkëlqyer në perspektivë, por Mick ka ambicjen (në një farë mënyre detyrimin) të tregojë cilësitë e tij në një 2022 definitivisht vendimtar, pa asnjë justifikim për të ardhmen e tij në elitën e Formulës.

"Si sezon debutues nuk mund të ankohem. Mendoj se ka pasur edhe disa momente të mira. Mbi të gjitha, beteja ime me Verstappen në GP të Hungarisë dhe më pas hyrja me forcat e mia në Q2 në Stamboll: ishte bukur. Ka pasur disa ngritje, por mendoj se kam mësuar shumë më tepër nga uljet. Këto kanë qenë mësime që shpresoj të jem në gjendje t'i përdor mirë këtë vit, veçanërisht sepse sfida para meje është edhe më kërkuese.

Duhej të mjaftoheshim me mjetet që kishim në dispozicion dhe do të thoja se kemi nxjerrë maksimumin. Në vitin 2021 ishte shumë e rëndësishme të mësonim se si të menaxhonim gomat dhe në veçanti degradimi i tyre. Dritarja e performancës është shumë e kufizuar dhe - kur "del" prej saj - gjërat bëhen shumë keq. Ne e mësuam këtë në kurrizin tonë dhe skuadra më ndihmoi: mendoj se jam përmirësuar shumë. Tani ndihem më i sigurt në këtë fushë, si dhe në krahasim me shokun tim të skuadrës, i cili gjatë gjithë vitit ka qenë e vetmja pikë referimi e imja. Së bashku, ne bëmë maksimumin për t'u afruar me Williams dhe Alfa Romeon. Në fund të sezonit – arritëm të ngushtonim diferencën, dhe jo pak: ishte diçka që nuk e prisnim në vitin 2021. Pra në përgjithësi jemi të kënaqur”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI