Flash

VETINGU/ Gjykatësi Fatos Lulo me shtëpi 480 mijë euro në Kanada, ILDKP: Nuk e justifikon!

Lapsi.al 21 March 2018
VETINGU/ Gjykatësi Fatos Lulo me shtëpi 480 mijë euro në

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur sot seancën dëgjimore me anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.

Vetë Lulo nuk ka qenë i pranishëm në seancë, por përfaqësohej nga avokati i tij Ardian Visha.

Relatorja e çështjes, Etleda Çiftja thotë se nga raporti për pasuritë i ILDKPI-së, rezulton se Lulo ka mungesë të burimit të pasurive.

Vetë ILDKPI është shprehur se ka deklarim të rremë të gjyqtarit Lulo, ndërsa gjyqtarja relatorja bëri të ditur se gjatë fazës së hetimeve të komisionit, është komunikuar me postë elektronike me vetë Lulon.

Ndërkohë që ka deklaruar se ai ka një depozitë financiare prej 480 mijë dollarësh në në Kanada, një shtëpi në Kanada, apartament në Rrugën e Durrësit në kryeqytet, zyrë dhe një shumë prej 100 mijë dollarë dhuratë.

Trupa Gjykuese fton Lulon të paraqesë komentet e tij për rezultatet e mundshme të procesit të rivlerësimit.

Ndërkohë, avokati i Lulos, Ardian Visha thotë se vlerësimi i klientit të tij është i pari subjekt që del në seancë. “Raporti i ILDKPI është një produkt që ndërsa nuk ka prodhuar gjetje për 14 vjet, tani ndodh e kundërta. Kjo përbën habi sepse mungojnë të dhëna si të ardhurat e Fatos Lulos kur ka qenë avokat, apo ligjshmërisë të të ardhurave të motrës së gjyqtarit që i ka dhuruar 100 mijë dollarë. Fatos Lulo ka qenë avokat më herët gjatë viteve ’90, pse ILDKPI i konsideron këto vite më të ardhura zero?”, u shpreh Visha.

Po ashtu për gjykatësin e Kushtetueses është gjetur se nuk ka paguar taksat gjatë kohës kur ishte avokat, ndërsa ka shkëmbyer dhurata në vlera të mëdha me të motrën, si një shumë prej 100 mijë eurosh dhe apartamentin e prindërve.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI