Flash

VIDEO/ Qëllimi i vizitës së Rudi Xhulianit në Tiranë, takimi me muxhahedinët

Lapsi.al 21 March 2018
VIDEO/ Qëllimi i vizitës së Rudi Xhulianit në Tiranë,

Qëllimi i vërtetë i viztës së ish kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut dhe këshilltarit të Trump, Rudi Xhuliani  ka qenë një takim me muxhahedinët që jetojnë në Tiranë. Në një takim që ka pasur në Pallatin e Kongreseve, Xhuliani ka prshëndetur muxhahedinët dhe ka nderuar të rënët e rezistencës së tyre, ndërsa ka shprehur mbështetjen e amerikanëve për këtë grup.

https://twitter.com/twitter/statuses/976134025680179200

 

Në një email të shpërndarë nga MEK një javë më parë për mediat, thuhej se Ministria e Inteligjencës iraniane dhe agjentët e tij në ambasadën iraniane në Shqipëri, po punojnë nën maskën e aktiviteteve kulturore në Teheran dhe Tiranë, duke përdorur mercenarët e tyre të njohur për shpifje dhe përhapjen e informacionit të rremë kundër Rezistencës Iraniane dhe Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI / MEK) në Shqipëri:

“Ndërsa regjimi i Mullahëve është i rrethuar nga kryengritjet, protestat dhe sulmet në të gjithë vendin, e ndjen më shumë se kurrë të domosdoshme të komplotojë kundër opozitës kryesore të tij.

Një nga shembujt e fundit ishte mbajtja e takimeve më 5 dhe 6 mars 2018 në Teheran, për të përkujtuar Naim Frashërin, poetin e fundit të shekullit të XIX nga Shqipëria.

Ministria e Inteligjencës së regjimit (MOIS) dhe ambasada sollën një numër shtetasish shqiptarë dhe ballkanas si akademikë dhe gazetarë për të marrë pjesë në këto takime”.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI