
Yan Diomande do të mbushë 20 vjeç pas dy ditësh dhe, në këtë moment, jeta po i jep shumë. Gjithçka ka ndodhur me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Shpërthimi në Bundesligë me Leipzig, paraqitja në Botëror, transferimi te Real Madrid për 125 milionë euro plus 15 milionë bonuse, një marrëveshje që e ka bërë futbollistin afrikan më të shtrenjtë të të gjitha kohërave, por edhe lojtarin më të kushtueshëm në historinë e Realit. Megjithatë, ai nuk e ka humbur toruan. Në fushë dhe jashtë saj vazhdon të bëjë gjërat e duhura: driblime dhe asiste në fushën e blertë, empati dhe bujari jashtë saj.
Në orët e fundit është bërë viral një video ku Diomande shfaqet në grumbullimin e kombëtares së Bregut të Fildishtë, duke shpërndarë para për tifozët vendas që kishin mbërritur për të mbështetur skuadrën e drejtuar nga Hervé Renard në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Kombeve të Afrikës 2027. Në pamje shihen shumë duar të zgjatura drejt futbollistit, i cili u shpërndan kartëmonedha tifozëve.
🇨🇮❤️ YAN DIOMANDÉ, UN GESTE QUI INSPIRE LA JEUNESSE IVOIRIENNE ! Au camp des Éléphants, Yan Diomandé a fait preuve d’une belle générosité envers de jeunes supporters venus à sa rencontre. En les apercevant, le jeune international ivoirien leur a offert de l’argent pour les remercier de leur présence et leur faire plaisir. Un geste simple, mais fort en symboles, qui témoigne de son humilité et de sa proximité avec la jeunesse. À travers des joueurs comme lui, ces enfants trouvent une source de motivation pour croire en leurs rêves : porter un jour le maillot des Éléphants, rejoindre les grands clubs européens et pourquoi pas, évoluer au Real Madrid. Un champion qui n’inspire pas seulement par son talent, mais aussi par ses valeurs. Respect ! 👏🏽 ✍🏽 Ange Leho
— Le Media 100Filtre (@lemedia100filtr) November 11, 2026
Në një tjetër video, një prej tyre tregon pikërisht një kartëmonedhë që i është dhuruar nga Diomande, me vlerë 10 mijë franga vendase, e barabartë me pak më shumë se 15 euro. Ai tregon gjithashtu edhe një tabaka me ushqime që ia ka dhuruar futbollisti, ku duken fruta. Kjo tregon se kushtet e jetesës në Abidjan dhe zonat përreth janë të vështira.
🇨🇮 Yan Diomandé, un geste de générosité qui fait plaisir ! Après avoir offert de l’argent à de jeunes supporters ivoiriens, l’un des fans présents témoigne de la générosité de l’international ivoirien. Selon lui, Yan Diomandé leur a offert un billet de 10 000 FCFA ainsi que de la nourriture. Un geste qui témoigne de sa proximité avec ses jeunes compatriotes. ❤️🇨🇮
— Le Media 100Filtre (@lemedia100filtr) November 12, 2026
Selia e kombëtares së Bregut të Fildishtë është Qendra Kombëtare Teknike e Futbollit, e vendosur në Bingerville, një qytet që ndodhet në zonën metropolitane të Abidjanit. Pikërisht aty është grumbulluar përfaqësuesja në prag të dy ndeshjeve kualifikuese kundër Gambias, e para në transfertë dhe e dyta në shtëpi, të planifikuara për sot dhe të martën e ardhshme.
Bujaria e Diomande, jo hera e parë
Sjellja e Diomande ka shkaktuar shumë komente pozitive, ku theksohet se ai ka mbetur modest dhe pranë njerëzve të tij, pavarësisht ngjitjes së jashtëzakonshme në karrierë dhe rritjes së llogarisë së tij bankare. Megjithatë, disa të tjerë mendojnë se ky gjest mund të nxisë kërkesat për lëmoshë, një fenomen mjaft i përhapur në Bregun e Fildishtë. Gjithsesi, nuk është hera e parë që sulmuesi bën një gjest të tillë. Në korrik të vitit 2026, në aeroportin e Abidjanit, ai ishte filmuar edhe më parë duke i dhënë para në dorë dikujt.
Edhe pse skena të tilla mund të duken befasuese për ne, ato nuk janë të pazakonta në disa vende afrikane, ku personazhe të njohura dhe njerëz me të ardhura të larta u bëjnë dhurata personave të panjohur. Nuk bëhet fjalë për ekspozimin e pasurisë së fituar rishtazi, por për dëshirën për ta ndarë atë me ata që janë më pak me fat. Më poshtë është edhe një video tjetër e muajit maj të kaluar, ku shfaqet e njëjta sjellje e futbollistit gjatë kthimit në vendlindje.
Yan Diomandé en train de faire kiffer quelques enfants qui sont venus le saluer en leur distribuant quelques billets 💴 😂😂😂😂😂😂😂 https://t.co/M0zA0WYTrt
— •6🇨🇮🇨🇻 (@Camps_ivorian) May 19, 2026
Diomande nuk e harron se nga vjen: fëmijërinë modeste pikërisht në Abidjan, familjen e madhe dhe ndeshjet në fushat me dhe, me sandale në këmbë. Jeta e tij ndryshoi në moshën 15-vjeçare, kur u transferua në Shtetet e Bashkuara, në një akademi në Florida. Më pas nisi karrierën profesioniste te Leganes në Spanjë, ku debutoi në La Liga pikërisht kundër Real Madrid. Pas kësaj erdhi transferimi te Leipzig, ku sezonin e kaluar u shpall lojtari më i mirë i ri i Bundesligës, falë 12 golave dhe 8 asisteve.
Maravilla. 🤩 @realmadrid | LALIGAHighlights https://t.co/TCymWscLG3
— LALIGA (@LaLiga) September 30, 2026
Në fund, verën e kaluar, erdhi transferimi te Real Madrid, ku firmosi një kontratë shtatëvjeçare me një pagë prej rreth 7 milionë eurosh neto në sezon, duke u bërë futbollisti i parë nga Bregu i Fildishtë që vesh fanellën e bardhë. Diomande e ka nisur shumë mirë aventurën me Mourinhon, duke i marrë gjithnjë e më shumë hapësirë në fushë Vinicius, i cili po kalon një periudhë rënieje. Aktualisht, titullar është ai. Duket se ka mendësinë e duhur për të ndërtuar një karrierë të madhe.