Flash

Moti i keq godet Kukësin, Hasin dhe Tropojën/ Dhjetëra zona pa energji elektrike

Lapsi.al 13 November 2026

Moti i keq godet Kukësin, Hasin dhe Tropojën/ Dhjetëra zona pa

Moti i keq i cili ka përfshirë vendin, ka prekur edhe qytetin e Kukësit, Hasit dhe Tropojë s. Reshjet e shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme në disa zona të Qarkut të Kukësit, duke lënë pa energji elektrike një numër të madh njësish administrative dhe lagjesh në Kukës, Has dhe Tropojë.

Reshjet me intensitet mesatar kanë përfshirë të gjithë territorin e qarkut, ndërsa moti i përkeqësuar ka sjellë edhe probleme në infrastrukturë. Në Bashkinë e Kukësit, ndërprerjet e energjisë elektrike prekin njësitë administrative Zapod, Shishtavec, Topojan, Malzi, Kolsh, Surroj dhe Tërthore, si dhe lagjet nr. 1, 2 dhe 3 të qytetit.

 
Situata paraqitet problematike edhe në Bashkinë Has, ku pa energji kanë mbetur qyteti i Krumës, Njësia Administrative Fajza, fshatrat Kishaj dhe Pogaj, si dhe njësitë administrative Gjinaj dhe Golaj. Ndërsa në Tropojë, ndërprerjet raportohen në Dragobi, Çerem, Dunishë, Margegaj, Tropojë dhe Fierzë.

Përveç ndërprerjeve të energjisë, moti i keq ka shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore. Në Tropojë është evidentuar rënie gurësh në segmentin Margegaj–Valbonë, ndërsa Kanali i Krasniqes ka regjistruar prurje të konsiderueshme uji.

Pavarësisht prurjeve të larta, deri në momentin e raportimit nuk janë konstatuar përmbytje. Megjithatë, janë evidentuar dëmtime në çatitë e disa banesave si pasojë e erës së fortë. Autoritetet bëjnë me dije se akset rrugore nacionale vijojnë të jenë të kalueshme. Ndërkohë, subjektet kontraktore janë angazhuar në pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve në segmentet ku janë shfaqur problematika.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI