Flash

Kapet në Vlorë 64-vjeçari i kërkuar nga Interpol Roma, i dënuar me 4 vite burg në Itali

Lapsi.al 13 November 2026

Kapet në Vlorë 64-vjeçari i kërkuar nga Interpol Roma, i

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Strike 8”, në kuadër të të cilit është kapur dhe arrestuar një 64-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Në pranga ka rënë shtetasi Azis Balla banues në Tiranë, i cili u lokalizua në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë. Arrestimi u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Sipas Policisë, 64-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Apelit e Peruxhias në Itali me 4 vite burgim, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”. Operacioni u organizua nga Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e personit të kërkuar. Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Të këshilluara

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI