Flash

Rritet në mënyrë të frikshme përdorimi i drogës, problem serioz për 79 përqind të popullsisë

Lapsi.al 13 November 2026

Rritet në mënyrë të frikshme përdorimi i drogës,

Përdorimi i drogave të paligjshme është një problem serioz për 79% të shqiptarëve, ndërsa pothuajse dy në tre qytetarë mendojnë se konsumi i tyre është shtuar gjatë pesë viteve të fundit. 

Sipas anketës së fundit të Agjencisë së Bashkimit Europian për Drogat (EUDA), të publikuar në nëntor 2026, 38% e të pyeturve në Shqipëri e konsiderojnë përdorimin e drogave një problem shumë serioz në zonën ku jetojnë, ndërsa 41% e vlerësojnë si problem serioz.  

Vetëm 12% mendojnë se nuk është një problem shumë serioz dhe 5% se nuk përbën aspak problem. 

Shqetësimi i lartë shoqërohet edhe me perceptimin se përdorimi i drogave është përhapur më shumë vitet e fundit. Rreth 34% e shqiptarëve mendojnë se konsumi i lëndëve narkotike në zonën e tyre është rritur shumë krahasuar me pesë vite më parë, ndërsa 30% vlerësojnë se është rritur disi. Në total, 64% e të anketuarve perceptojnë një rritje të përdorimit të drogës, kundrejt 21% që mendojnë se situata ka mbetur e pandryshuar. Vetëm 7% vlerësojnë se përdorimi është ulur, ndërsa 8% nuk kanë dhënë përgjigje.

Të dhënat pasqyrojnë një shqetësim të përhapur për konsumimin e drogës në komunitetet shqiptare. Megjithatë, anketa mat perceptimin e qytetarëve dhe jo numrin faktik të përdoruesve apo sasitë e drogave të konsumuara.  Shqipëria është ndër vendet me nivelin më të lartë të shqetësimit për përdorimin e drogave në Europë. Për krahasim, mesatarisht gjashtë në dhjetë qytetarë të Bashkimit Europian e konsiderojnë përdorimin e drogës një problem serioz në zonën ku jetojnë, nga pothuajse tetë në dhjetë në Shqipëri. 

Edhe trafikimi i drogave shihet si problem serioz në Shqipëri. Rreth 79% e qytetarëve të anketuar e konsiderojnë trafikun e lëndëve narkotike një problem serioz ose shumë serioz në komunitetin e tyre, ndjeshëm mbi mesataren prej 60% të Bashkimit Europian.

Sipas EUDA, dallimet mes vendeve europiane janë të konsiderueshme. Në Bashkimin Europian, përqindja e qytetarëve që e konsiderojnë përdorimin e drogës një problem serioz luhatet nga 44% në Danimarkë në 78% në Qipro.

Ndër vendet jashtë BE-së të përfshira në anketë, Maqedonia e Veriut ka një nivel edhe më të lartë shqetësimi, prej 85%.

Në nivel europian, shqetësimet për përdorimin dhe shpërndarjen e drogave lidhen veçanërisht me pasojat për shëndetin dhe sigurinë publike.

Rreth 39% e qytetarëve të BE-së rendisin problemet e shëndetit mendor, përfshirë psikozat dhe vetëvrasjet, ndër shqetësimet kryesore shëndetësore që lidhen me drogën.

Një tjetër 30% shqetësohen për pasojat e drogave të reja sintetike me veprim të fuqishëm.

Për sigurinë publike, shqetësimi kryesor është përfshirja e fëmijëve dhe adoleshentëve në trafikun e drogës, e përmendur nga 30% e europianëve, e ndjekur nga dhuna dhe kriminaliteti i lidhur me drogën, me 27%, dhe drejtimi i automjeteve nën ndikimin e lëndëve narkotike, me 26%.

Anketa evidenton edhe perceptimin se drogat janë relativisht të lehta për t’u siguruar.

Në Bashkimin Europian, 48% e qytetarëve mendojnë se mund të sigurojnë kanabis brenda 24 orëve, ndërsa për kokainën dhe MDMA-në kjo përqindje është rreth një e treta.

Të rinjtë e moshës 15–24 vjeç raportojnë një perceptim më të lartë të disponueshmërisë sesa grupmoshat më të mëdha.

Për sa u përket masave për të kufizuar problemet që lidhen me përdorimin e drogës, 45% e qytetarëve europianë mbështesin forcimin e ndërhyrjeve policore kundër trafikimit dhe shpërndarjes, ndërsa 43% kërkojnë më shumë mbështetje për riintegrimin në punë dhe në jetën e përditshme të personave me varësi.

Anketa e EUDA u zhvillua nga 24 qershori deri më 16 korrik 2026, me 95,883 të intervistuar të moshës 15 vjeç e lart në 36 vende europiane, përfshirë Shqipërinë.

Ajo synon të identifikojë perceptimet e qytetarëve për përdorimin dhe trafikimin e drogave, pasojat për komunitetet dhe mënyrat e përballimit të problemit./Monitor.al/

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI