Flash

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

U arrestua për tjetërsim pronash, drejtori i spitalit të Fierit transportohet me urgjencë në spital

Lapsi.al 13 November 2026

U arrestua për tjetërsim pronash, drejtori i spitalit të Fierit

Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja është dërguar me urgjencë në spital gjatë mesnatës së kaluar, pasi ka shfaqur probleme me zemrën. Sipas burimeve, Voja ndodhet aktualisht në ambientet e spitalit, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor dhe po monitorohet nga bluzat e bardha.

Arben Voja u arrestua një ditë më parë, në kuadër të një operacioni policor për tjetërsimin e pronave, i cili përfundoi me arrestimin e pesë personave. Voja, i cili me pare ka mbajtur postin e Kreut te Kadastrës në Fier është lënë në masën e sigurisë “Arrest me burg” në kuadër të hetimeve për tjetërsimin e 44 mijë metrave katrorë tokë shtetërore, e cila më pas është shitur. Gjatë kohës kur drejtonte Kadastrën, ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në procesin e kalimit të pronës nga tokë shtetërore në pronësi private. Sipas dyshimeve të hetimit, prona më pas u është shitur investitorëve të një projekti fotovoltaik, me qëllim përfitimin financiar.

Për këtë çështje, masa “arrest me burg” është caktuar edhe për ish-kreun e Njësisë Administrative Dërmenas, Dilaver Shyti, dy punonjësit e Kadastrës Fier, Fjorelo Bida dhe Arbina Jaupaj, si dhe noteren Anila Haxhiu. Hetimet vijojnë për të zbardhur të gjithë mekanizmin e tjetërsimit të pronës, si dhe rolin dhe përgjegjësinë e secilit prej personave të përfshirë në këtë çështje.

 

Të këshilluara

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI