Flash

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës/ Makina përmbyset pranë fshatit Kotë, shpëton mrekullisht shoferi

Lapsi.al 13 November 2026

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës/ Makina përmbyset

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin e Lumit të Vlorës, pranë fshatit Kotë, në bashkinë Selenicë. Nga të dhënat paraprake mësohet se automjeti po lëvizte në drejtim të Selenicës, kur drejtuesi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi timonin, duke bërë që makina të dalë nga rruga dhe të përmbyset në anë të saj.

Dyshimet e para janë se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia e lartë. Si pasojë, drejtuesi i automjetit ka mbetur i lënduar lehtë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Të këshilluara

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI