Flash

Vlorë, tentojnë ti vjedhin makinën policit, por hajdutët përplasen me shtyllën elektrike

Lapsi.al 21 March 2018
Vlorë, tentojnë ti vjedhin makinën policit, por hajdutët

Tentativa për vjedhjen e një automjeti ka përfunduar me aksident. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "11 korriku" në Vlorë.

Persona ende të paidentifikuar kanë tentuar t’i vjedhin makinën një punonjësi të policisë, por gjatë arratisjes kanë humbur kontrollin e mjetit dhe janë përplasur me një shtyllë elektrike.

Pas aksidentit, autorët e ngjarjes kanë braktisur automjetin dhe janë larguar nga vendngjarja.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI