Flash

Durrës/ Shiste drogë në Qerret, arrestohet 35-vjeçari

Lapsi.al 13 November 2026

Durrës/ Shiste drogë në Qerret, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Qerret të Durrësit, pasi dyshohet se posedonte lëndë narkotike Cannabis Sativa me qëllim shitjen.

Në kuadër të kontrolleve për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të shpërndarjes së drogës, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë vënë në pranga shtetasin me inicialet L.K., banues në Qerret.  

Gjatë kontrollit fizik, policia i ka gjetur 35-vjeçarit një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, në momentin kur është ndaluar në Qerret. Kontrollet kanë vijuar edhe në banesën e tij, ku është zbuluar një tjetër sasi e kësaj lënde. E gjithë lënda narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa dyshohet se droga mbahej për t’u shitur.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit.

 

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI