Flash

Lëvizte me taksi i armatosur me pistoletë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe pasagjeri tjetër

Lapsi.al 13 November 2026

Lëvizte me taksi i armatosur me pistoletë, arrestohet

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Taksimetri”, duke arrestuar dy persona, të cilët lëviznin me taksi nga Kruja drejt kryeqytetit. Njëri prej tyre, një 30-vjeçar nga Thumana, u kap me armë zjarri pistoletë dhe municion, të cilin e mbante pa leje.

Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit Nr. 2, pas administrimit të një informacioni në rrugë operative për një shtetas që dyshohej se po udhëtonte i armatosur drejt Tiranës. Taksia me të cilën udhëtonin dy personat u ndalua në rrugën “Sami Frashëri”. Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti dhe sekuestroi një pistoletë me 15 fishekë, që mbahej nga 30-vjeçari me inicialet P. Sh., banues në Thumanë.  

Në pranga përfundoi edhe pasagjeri tjetër, 25-vjeçari R. H., gjithashtu banues në Thumanë, i cili dyshohet se nuk ka kallëzuar krimin, megjithëse ishte në dijeni të armës që posedonte bashkudhëtari i tij. 

Sipas policisë, të dy të arrestuarit, të cilët rezultojnë me precedentë penalë, kanë kundërshtuar me dhunë efektivët gjatë shoqërimit dhe kryerjes së veprimeve procedurale. Ata kanë dëmtuar gjithashtu ambientet e dhomës së shoqërimit në komisariat.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI