Flash

Rrëfehet Majlinda Bregu: E njoh Lul Bashën që në gjimnaz

Lapsi.al 20 March 2018
Rrëfehet Majlinda Bregu: E njoh Lul Bashën që në gjimnaz

“Mua më nxorën nga parlamenti sepse fillova ta shihja në mënyrë kritike 4 vjet më parë”. Ish-deputetja dhe ish-ministrja demokrate Majlinda Bregu pranoi në emisionin “Provokacija” në ABC Neës se nuk ishte zgjedhja e saj që të ishte jashtë parlamentit.

“Nuk ishte zgjedhje e imja, por është një periudhë shumë e mirë. Vazhdoj të jem nga ata njerëz që nuk e mendoj politikën si një lojë të pisët. Në rast se parlamenti do vazhdojë në këtë formë që është, jo faleminderit nuk dua të jem pjesë e këtij parlamenti. Mua më nxorën nga parlamenti se fillova ta shihja në mënyrë kritike 4 vjet më parë.

Lulzim Basha? Unë e njoh herët Lulin, që në gjimnaz, pavarësisht se pastaj u shkëputëm. Kam folur kaq shumë sa them “po mirë është kaq elegante të them gjithë ditën sa gabime bën Luli”.

Luli bën dëngaz gabime gjatë gjithë ditës dhe në politikë gjatë gjithë kohës në politikë. Më nevrikos me lehtësinë që i merr gjërat ndonjëherë nuk arrij ta ndaj në disa vendime është më shumë i lehtë apo djallëzor.

Të kisha mundësi që t’i bërtisja fort që nuk është vetëm karriera jote në lojë, por po shkatërrohet një forcë e tërë politike që ishte aset në politikën shqiptare me të mirat dhe të këqijat. Por kishte një vokacion të pastër Perëndimor” – thotë Bregu. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI