Flash

Gjyqtari i parë 'viktimë' e vettingut: Vepër e Edi Ramës!

Lapsi.al 20 March 2018
Gjyqtari i parë 'viktimë' e vettingut: Vepër e Edi

Ditën e sotme, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se kishte çuar dosjen e ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imerajt në prokurori. Por, në një prononcim për OraNews, Imeraj është shprehur se është i qetë, pasi nuk ka shkelur asnjë ligj, ndërsa ka hedhur dyshime të forta se pas kësaj fshihet kryeministri Edi Rama.

“Kjo që po ndodh nuk ka asnjë bazë kushtetuese dhe ligjore. Që kur Edi Rama dhe qeveria bëjnë kontrollin e gjyqtarëve, çdo gjë është e qartë. Unë jam në rregull dhe nuk kam asnjë problem me ligjin dhe Kushtetutën. Kjo e gjitha është e motivuar politikisht.”, -tha Imeraj.

Në muajin Janar të këtij viti, Imeraj dha dorëheqjen nga Gjykata Kushtetuese, duke e motivuar largimin e tij për arsye personale. Kujtojmë se Imeraj ishte ndër të parët në listën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që do të thirrej nga organet e vettingut.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI