Flash

Pagat e gjyqtarëve në SPAK, merret në pyetje sekretari i Përgjithshëm i Financave

Lapsi.al 13 November 2026

Pagat e gjyqtarëve në SPAK, merret në pyetje sekretari i

Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Gentian Keri, në kuadër të hetimeve për çështjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Klodiana Lala, sipas së cilës Keri është pyetur nga një hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Gjatë dëshmisë së tij, sekretari i Përgjithshëm ka deklaruar se ka vepruar në përputhje me ligjin. Ai është pyetur gjithashtu lidhur me pretendimet e një drejtoreshe të degës së Thesarit, e cila ka dëshmuar në SPAK se është kërcënuar prej tij. Keri ka sqaruar se nuk e kishte kërcënuar zyrtaren, por i kishte tërhequr vëmendjen për shkak se, sipas tij, ajo nuk kishte zbatuar ligjin.

Çështja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve është dërguar për hetim në SPAK përmes një kallëzimi të depozituar në muajin shtator, mes tyre sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave.

 

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI