Flash

Shkodra nën ujë, Basha: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme!

Lapsi.al 20 March 2018
Shkodra nën ujë, Basha: Të shpallet gjendja e

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka kërkuar shpalljen e menjëhershme të emergjencës civile, pas përmbytjeve të shumta të shkaktuar ditët e fundit në Shkodër, si pasojë e reshjeve të shiut. Basha thotë se kjo është e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo situatë. Ja cfare shkruan Basha.

“Gjendja në Shkodër po përkeqësohet nga ora në orë. Qindra familje janë të izoluara nga uji. Dhjetëra prej tyre janë evakuuar vetëm orët e fundit. Shkarkimet e ujit nga KESH vazhdojnë në nivele të larta. Sipërfaqja e përmbytur është dyfishuar brenda dy ditësh.

Deri tani kryeministri dhe vartësit e tij kanë injoruar kërkesën e përsëritur të kryetares së Bashkisë, këshillit bashkiak, kryetares së Qarkut dhe deputetëve demokratë, për të shpallur emergjencën.

Në këto kushte kjo nuk është vetëm e papërgjegjshme por KRIMINALE! I bëj thirrje shtabit të emergjencës ti kërkojë zyrtarisht qeverisë shpalljen e emergjencës. Çdo orë e humbur rrezikon jetë njerëzish dhe mund të sjellë pasoja të pariparueshme. Paralajmëroj çdo zyrtar që refuzon të marrë përgjegjësitë, se do të përballet me pasojat më të forta ligjore dhe penale.”, -shkruan Basha.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI