Flash

Vrau 32-vjeçarin sot në Maqellarë, arrestohet autori

Lapsi.al 20 March 2018
Vrau 32-vjeçarin sot në Maqellarë, arrestohet autori

Pas disa orësh në kërkim është vënë në pranga autori i vrasjes së 32-vjecarit në Maqellarë të Dibrës, ditën e sotme. Behët fjalë për shtetasin me inicialet M.G. Policia njofton se shkak për vrasjen është bërë një konflikt për motive të dobëta.

NJOFTIMI I POLICISE: 

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur gjatë orëve të mëngjesit të datës 20.03.2018, në Maqellarë, ku u vra me armë zjarri shtetasi E.K.

Në vijim të informacionit paraprak, ku është vrarë me armë zjarri, në oborrin e banesës së tij në Maqëllarë shtetasi E.K, rreth 32 vjeç, pas një pune intensive nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasi :

M.G, banues në njësinë administrative Shupenzë.

Paraprakisht dyshohet se shkaku është për konflikte për motive të dobëta.

Për shkak të hetimeve nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera dhe rrethana të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI