Flash

Paralajmërimi i fortë i sinoptikanit grek: Të enjten priten stuhi të fuqishme në Shqipëri

Lapsi.al 21 March 2018
Paralajmërimi i fortë i sinoptikanit grek: Të enjten priten stuhi

Sinoptikani i njohur grek, Sakis Arnautoglou paralajmëron përsëri për një përkeqësim të theksuar të motit ditën e enjte, në shumë territore të Shqipërisë.

“Sidomos zonat që rrezikohen më shumë nga moti i keq, janë ato në kufi me Malin e Zi, Kosovën dhe Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë”, - ka thënë ai për Top Channel.

Arnaoutoglou parashikon se në Tropojë, Has, Pukë, Mirditë, Kukës e Dibër, reshjet e dëborës mund të shkojnë nga 0.4 deri në 1 metër dhe do të shoqërohen me stuhi të fuqishme. Reshjet sipas tij do të jenë tepër të dendura dhe do të zgjasin gati për 24 orë.

Gjithashtu sinoptikani grek paralajmëron se në shumë rajone të Shqipërisë veriore, qendrore dhe verilindore, do të ketë erëra të fuqishme, të cilat do të arrijnë shpejtësinë nga 100 deri në 120 km në orë, dhe se ky është një fenomen i pazakontë për Shqipërinë, ka thënë ai.

Arnautoglou kishte parashikuar me saktësi edhe përmbytjet e mëdha në Shqipëri, në fillim të dhjetorit të kaluar.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI