Flash

Vrasja e fëmijës shqiptar, jep dorëheqjen ministri i drejtësisë në Maqedoni

Lapsi.al 20 March 2018
Vrasja e fëmijës shqiptar, jep dorëheqjen ministri i

Ministri shqiptar i Drejtësisë në qeverinë maqedonase, Bilen Saliji ka dhënë dorëheqjen pas vendimit të prokurorisë për të ndryshuar akuzën në rastin aksidentit që i mori jetën 4-vjeçarit shqiptar, Almir Aliu.

“Një ndër arsyet kryesore për përfshirjen time në politikë dhe sidomos si ministër Drejtësie ishte besimi im se drejtësia ishte shtylla kryesore e një shteti dhe ajo që është më e rëndësishme, drejtësi e barabartë për të gjithë qytetarët”, - deklaroi Saliji.

Ai thotë se aktin e dorëheqjes e ndërmerr jo nga dështimi apo presioni, por si një akt ndërgjegjësues edhe më të madh në drejtim të reformave në sistemin e drejtësisë.

4-vjeçari Almir Aliu u përplas me makinë nga maqedonasi Boban Iliçi në Kumanovë pas një konflikti me familjarë të vogëlushit. Prokuroria maqedonase ndryshoi akuzën nga “vrasje me dashje” në “aksident me pasojë vdekjen”. Me këtë akuzë maqedonasi do të vuajë më pak burg.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI