Flash

Berisha kthen përgjigje: Edi dhe Olsi Ramën si klani politik i 613 kg kokainë

Lapsi.al 21 March 2018
Berisha kthen përgjigje: Edi dhe Olsi Ramën si klani politik i 613 kg

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të akuzojë kryeministrin Edi Rama për ngarkesën e kokainës së kapur në Durrës.

Sot Berisha shkruan se radioja më e madhe franceze lëshon dyshime të forta kur thotë se bashkëpunimi shkon deri në majat e kupolës në lidhje me 613 kokainë të kapur në shkurt. Sipas tij, kjo është akuzë ndërkombëtare direkte për klanin politik të ngarkesës së kokainës.

“Akuza ndërkombëtare direkte për Edi dhe Olsi Ramën si klani politik i ngarkesës së 613 kg kokainë! Të dashur miq, radio më e madhe franceze duke folur për trafikun e 613 kg kokainë në portin e Durrësit lëshon dyshime të forta direkt për Edi Ramën pasi deklaron se: “Dyshohet se bashkëpunimi shkon deri në majat e kupolës shtetërore”, në rastin konkret si maje e kupolës shtetërore akuzohet direkt Edi Rama. Lexoni shënimin e mëposhtëm! sb

“Radio Francë Internationale: Dyshohet implikimi i kupolës së shtetit në Shqipëri në trafikun e kokainës! Në një artikull të Radios më të madhe për dëgjuesit jashtë Francës, Radio France Internationale shkruhet: Në zemër të trafikut të drogës. Shqipëria është trampolinë kryesore e trafikut të drogës në Europë. Dyshohet se bashkëpunimi shkon deri në majat e kupolës shtetërore. Deri në atë pikë sa që Shqipëria quhet Kolumbia e Europës. Në shkurt 2018 është kapur një sasi prej 631 kilogram kokainë me një vlerë 180 milion euro. Kjo është sasia më e madhe e drogës në historinë e Shqipërisë.” – shkruan Berisha.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI