Flash

Pas debatit me Berishën rrëfehet Artan Hoxha: Familjen e largova nga Tirana, kurse nëna përfundoi në spital

Lapsi.al 21 March 2018
Pas debatit me Berishën rrëfehet Artan Hoxha: Familjen e largova nga

Gazetari Artan Hoxha i është kthyer momentit të debatit që pati me ish-kryeministri Sali Berisha live në televizion. Ai ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Vila 24” në News 24 dhe foli pikërisht për këtë për këtë debat të fortë që pati në “Studio e Hapur” me ish-kryeministrin.

Hoxha u shpreh se pas debatit të nxehtë kur ai lëshoi akuza të forta ndaj Berishës e largoi familjen e tij, bashkëshorten dhe djalin nga Tirana, pasi i trembej asaj që mund të ndodhte më pas. Gjithashtu tha se nëna e tij, që jeton në Çorovodë kishte përfunduar në spital.

“Pas debatit që pata me Berishën e largova familjen nga Tirana. Ndërkohë më marrin nga qyteti i lindjes në tel nga Çorovoda, prindërit i kam atje dhe nëna kishte përfunduar në spital pas përplasjes. Babi im që i ka kaluar të 70-tat më merrte në telefon dhe më thoshte bëj kujdes. Motra po ashtu, edhe vëllai që kam emigrant jashtë”, - rrëfeu Hoxha.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI